E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet LSI prezanton sloganin Ndryshimi i vertete per Tiranen

Levizja Socialiste per Integrim ka prezantuar sot sloganin e saj per zgjedhjet e 8 majit Ndryshimi i vertete per Tiranen. Ne fjalen e tij kreu i kesaj force politike Ilir Meta tha se Tiranes i duhet nje ndryshim qe prek jeten e qytetareve te saj.

Qytetare nuk kane nevoje per nje kryetar bashkie qe kerkon te helmoje dhe te percaje marredheniet midis qytetareve te Tiranes per interesa politike por ka nevoje per nje kryetar qe ti ndihnmoje te gjithe per te zgjidhur problemet dhe ky kryetar i ri eshte Lulzim Basha- tha Meta.

Meta sulmoi kreun e Partise Socialiste Edi Rama njeheresh kandidat per mandatin e katert per Bashkine e Tiranes duke thene se kryeqyteti eshte lodhur nga nje drejtim arrogant.

Sipas tij Tirana ka nevoje per nje drejtim te njerezishem per nje vizion qe te jete gjithmone e para.

Une jam i bindur qe ne 8 maj me voten e te gjithe qytetareve te Tiranes te lodhur nga politika e konfliktit nga poltika e interesave personale do te shkojne e te votojne per ndryshimin e saj- perfundoi Meta



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›