E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: "Kryebashkiaku që i duhet Tiranës është Basha"

“Ndryshimi i ri për Tiranën”. Ky ka qënë slogani i ri për Tiranën i prezantuar sot nga nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ndërsa vuri theksin tek ndryshimet rrënjësore të cilat do të behen në Tiranë, këto jo me premtime boshe.

Në një takim me simpatizantët e partisë së tij në ambjentet e gjelbërta të liqenit artificial, Meta ka vlerësuar fillimisht kandidaten e LSI për njësinë më të madhe bashkiake të kryeqytetit, Erisa Xhixho, dhe më pas kandidatin e PD për bashkinë, Lulzim Basha.

“Falenderoj Erisën, sepse ajo mori iniciativën që për ndryshimin e Tiranës të kandidojë dhe të fitojë në njësinë bashkiake më të madhe të kryeqytetit, sepse zgjedhjet në 8 maj janë për të ardhmen e Tiranës dhe jo për të kaluarën. Tirana do votojë për ata të rinj që do ta cojnë përpara, që do zgjidhin problemet e akumuluara nga keqqeverisja e deritanishme”, ka deklaruar Meta.

Levizja Socialiste për Integrim, aleate në koalicionin e mazhorancës "Aleanca për Qytetarin" risolli premtimet, këto per nje Tiranë të ndryshuar. “Tetë shkolla të reja, 320 mësues të rinj që të rrisin cilësinë në mësimdhënie. Bibloteka të reja, parkingje, rrugët, kanalizimet janë ndër planet me konkrete dhe të prekshme për mbarë qytetarët”.
 

Më tej, kreu i LSI-së Ilir Meta, ndërsa përshëndeti këtë nismë, deklaroi se LSI në 12 këshilltarët e parë të Bashkisë së Tiranës , gjashtë i ka nga LRI.
 

“Ky është qyteti ku ëndërroni të jetoni dhe të jetoni më mirë se sot. Ju do të votoni për këta të rinj dhe të reja që e duam qytetin e tyre ndaj në 8 maj do të votojnë për një të ri, që sjell një standart të ri europian të komunikimit, të vizionit të bashkëbisedimit sic është kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha sepse Tirana ka nevojë për një kryetar që e do atë, që merret pa ndërprerë me shqetësimet e qytetarëve” tha me tej Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›