E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ina Rama nuk është prokurore por aktore politike

KORCE-I gjendur në Korcë për një takim elektoral, Kryetari i LSI, Ilir Meta ka reaguar rreth padisë së ngritur nga Prokuroria për videon e filmuar nga ish-ministri Dritan Prifti duke lëshuar akuza në drejtim të kreut të PS, Edi Rama dhe kryeprokurores Ina Rama.
Meta akuzoi kryeprokuroren se nuk po kryen punën e prokurores duke e cilësuar atë si një aktore politike. Sipas tij, kryeprokurorja nuk mund të jetë lojtare politike pasi ajo përfaqëson organin e akuzës.
“Kryeprokurorja nuk mund të jetë lojtare politike pasi ajo përfaqëson organin e akuzës dhe ka për detyrë që çdo akuzë ta bëj mbi prova dhe fakte dhe jo mbi intigra të thurura dhe të bëra në ambjente që nuk kanë lidhje me shtetin” theksoi Meta

Sipas Metës, eksperti amerikan ka cilësuar qartë se video nuk është e plotë dhe se zëri në video nuk vërtetoi segmentin e audios. Meta më tej tha se për skandalin me videon e përgjimit, i pari që ka deponuar ka qënë ai vetë.
Ai gjithashtu duke i cilësuar akuzat e ngrituara ndaj personit te tij nga prokuroria si politike, theksoi se një deklaratë e tillë nga organi i akuzës është e papërgjegjshme.
“Një deklaratë e tillë është e papërgjegjshme, nëse ajo vendos këtë standart ajo duhet të japë dorëheqjen” theksoi më tej Meta.

Meta kërkoi që drejtësia të vendosë me drejtësi për videon e përgjimit dhe 21 Janarin ku mbetën të vrarë 4 persona në demonstratën e opozitës para selisë së kryeministrisë. Por, sipas tij kjo do te jete e veshtire, pasi kreu i PS, tha Meta nuk lejon kryeprokuroren te pergjigjet per vertetesine e videos.

Kreu i LSI lidhur me demonstratën theksoi se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për ngjarjet e 21 Janarit. “Kreu i PS kërkoi vdekjen e qytetarëve për kapital politik”, tha Meta nga Korca në një takim me elektoratin.
“Kjo është jo thjesht një betejë e imja por një akuzë politike që është formualuar prej Edi Ramës për të nxitur dhunën dhe gjakëderdhjen në vend".
Meta me tej shprehet se nuk do mungoje nga ana e tij bashkepunimi me prokurorine.
"Edhe pse kam rezervat e mia për kryeprokuroren, është detyra e çdo politikani që të bashkëpunojë me prokurorinë”, theksoi më tej Meta
Deklaratat e Metës vijnë një ditë pasi Prokuroria i kërkoi Kuvendit me anë të një kërkesë heqjen e imunitetit të Ilir Metës me kusht që të hetohet për videon e përgjimit me ish-ministrin Prifti.
Përvec Metës, Prokuroria kërkesë për heqje imuniteti kas kërkuar dhe për Priftin, pasi gjatë hetimeve ka zbuluar një video tjetër ku dyshohet se dhe Prifti është përzier në afera korrupsioni.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›