Meta-Ina Ramës: Gati të heqim imunitetin e gjithkujt
Pas takimit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, Meta tha se kishte biseduar me kryeprokuroren për bashkëpunim me të gjitha instancat.
“Pata një takim pune me Ina Ramën në kuadër të koordinimit tonë me isntitucionet e pavarura për të përmbushur detyrimet për liberalizimin e vizave. Ishte një takim i frytshëm dhe bashkëpunues. Diskutuam për detyrat që dalin nga raporti i Bashkimit Evropian,kryesisht për procesin e integrimit dhe liberalizimin e vizave.”, u shpreh Meta.
Gjithashtu, numri dy i qeverisë shqiptare bëri të ditur se ishte diskutuar edhe për çështjen e imunitetit për ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu. Sipas Metës, maxhoranca është e gatshme të heqë imunitetin e gjithkujt, nëse kjo kërkohet nga organet e hetimit.
“Për çështjen e imuniteteve është dhënë me kohë përgjigja. Sa herë prokuroria të kërkojë imunitetin do ketë votën e mazhorancës. Për të zgjidhur këtë çështje ne ftojmë opozitën të vijë në Kuvend”, tha Meta.
Ky është takimi i parë midis Ina Ramës dhe një drejtuesi të lartë të qeverisë. Maxhoranca e ka akuzuar shpesh, Prokuroren e Përgjithshme për një sërë çështjesh, ndërsa bashkëpunimi i tyre ka qenë i vakët për gjatë më shumë se një viti.