E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e energjisë, në fund të nëntorit seancë dëgjimore

Më pas Nepravishta sqaroi se do të jetë Bordi i Komisionerëve të ERE-s, i cili do të shqyrtojë këtë raport, ndërsa në 15 dhjetor do të bëhet publike edhe vendimi i ERE-s për nivelin e rritjes së çmimit të energjisë për vitin që vjen.

Mbas studimit të Raportit të Auditit të Humbjeve si dhe mbi bazën e shpjegimeve dhe përgjigjeve të pyetjeve dhe komenteve të dhëna në këtë seancë dëgjimore nga ana e përfaqësueve Shoqërisë Audituese dhe OSSH Sh.a., ERE do të analizojë studimin e paraqitur dhe do të vendosë nivelin e pranuar të humbjeve në sistemin e shpërndarjes për vitin 2008.

Sipas burimeve zyrtare të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSH), kjo kompani ka aplikuar për rritjen e energjisë elektrike për vitin 2010 në nivelin 23 % ndërsa ka deklaruar se humbjet në rrjet për vitin 2008 janë 35.7 %. Edhe OST-ë kërkon rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë elektrike. Operatori ka aplikuar pranë ERE-s për rritjen e tarifës së energjisë që i transmeton OSSH-së nga 0.5 lekë/kwh që është aktualisht në 0.9 lekë/kwh.

Vetëm pak kohë më parë edhe KESH deklaroi se do të rriste çmimin e energjisë që i shiste Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.  KESH ka kërkuar rritjen e çmimit të energjisë që i shet OSSH-së nga 1.6 lekë kilovat/orë që është aktualisht në 2.5 lekë kilovat/orë. Kjo rritje çmimi do të ndikojë edhe te vetë çmimi i energjisë për konsumatorët. Por, do të jetë ERE, i cili krahas rritjes së propozuar nga KESH-i do të shqyrtojë edhe rritjen e kërkuar nga vetë OSSH-ja, përpara se të vendosë mbi tarifat, që konsumatorët dhe bizneset do të paguajnë duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›