E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKKP : Prona në qendër të Tiranës, shtetërore

AKKP përmes një deklarate për shtyp sqaroi sot publikisht gjendjen juridike të kësaj prone shtetërore në qendër të Tiranës.

Në një deklaratë për shtyp të zëdhënësit të AKKP-së, thuhet se "pas hetimit administrativ të bërë nga ekspertët e AKKP-së dhe ata të Institutit Gjeografik Ushtarak është arritur në konkluzionin se prona e vjetër e pretenduar nuk ndodhet në vendin e njohur dhe kthyer nga ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit Pronave të Bashkisë Tiranë".

Deklarata thekson më tej se "kjo pronë ka qënë në pronësi të shtetit dhe asnjëherë në pronësi të asnjë subjekti privat dhe për këtë AKKP ka ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për kthimin e saj në gjendjen e mëparshme, pra në pronësi të shtetit".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›