E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në një banesë te “Unaza e Madhe”

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
 

Ngjarja ka ndodhur te “Unaza e Madhe” ku një banesë në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dy makina zjarrëfikëse të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin e flakëve.
 

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›