E Diel, 1 Nëntor 2026

Çdo të ndodhë këtë javë tek Sulltani i Madhërishëm; Sulejmani zbulon të vërtetat për Ibrahimin

telenovela sulejman i madherishemHatixhe i thotë Shah se duhet të mendojnë diçka, sepse Hyrrem do të vrasë Ibrahimin dhe Mustafën dhe se e ardhmja e dinastisë është në rrezik. Kjo e bën Shah që të mendojë nëse Hatixhe shqetësohet për të ardhmen e dinastisë, apo për Ibrahimin. Sulltani pyet Ibrahimin se si guxoi të mbante dikë në burg gjatë muajit të Ramazanit dhe më shumë akoma që të vendoste ekzekutimin e tij. Sulejmani i thotë gjithashtu se ai nuk do të ekzekutojë askënd nëse nuk vendoset nga një gjykatës dhe urdhëron Ajaz Pashën për këtë, diçka që nuk i pëlqen Ibrahimit. Mustafa qan dhe kujton fjalët e babait të tij se një burrë qan nga dashuria, ose nga vdekja. Mahidevran beson se vdekja e fëmijës nuk ishte aksidentale dhe i kërkon Dianës që të gjejë përgjegjësin, i cili duhet ta paguaj me jetën e tij. Hyrrem shpërblen Rustemin për ngjarjen e Ibrahimit dhe i kërkon atij që ta informojë për çdo gjë.
Vendimi i Sulltanit
Ajaz Pasha informon gjykatësin dhe Ibrahimi i thotë Matrakçiut se sa i trishtuar është për vendimin e Sulltanit, sepse i gjithë ky është një kurth që Sulltani të jetë i pakënaqur nga ai. Matrakci thotë se vendimi i Sulltanit është i drejtë. Nigar ndahet nga vajza e saj. Hyrrem vë re se Hatixhe nuk ha dhe nuk flet në darkë dhe kupton se ajo është e mërzitur me atë që ndodhi në pallatin e saj. Hyrrem thotë se vendimi nuk ishte në përputhje me Ibrahimin diçka që e mërzit Hatixhenë dhe Shah i kërkon që të qetësohet. Hatixhe largohet. Gulfem e ndjek dhe Hatixhe i thotë se ajo nuk pret që Shah ta ndihmojë që të heqin qafe Hyrrem dhe se nuk ishte një ide e mirë që ta thërrisnin. Hyrrem është vetëm me Shah dhe gjen mundësinë që ti tregojë asaj për marrëdhënien e Ibrahimit me Nigarin, për fëmijën që të gjithë e dinin të vdekur dhe se Hatixhe e ka falur Ibrahimin. Nigar i thotë Ibrahimit që të kujdeset për vajzën e tyre që ajo të mos harrojë nënën e saj dhe se zemra e saj do ti përkas gjithmonë atij. Hatixhe i ankohet Sulltanit për ndërhyrjen e tij në rastin e Ibrahimit duke i thënë se Ibrahim i ka shërbyer dinastisë për vite dhe Sulejman i thotë se kjo është më e mira për Ibrahimin.
Vendimi i gjykatës
Mamia i kërkon Klarës që të mos i tregojë askujt për abortin. Mehmet i kërkon Mihrimas nëse ka ndonjë mundësi tjetër veç abortit dhe Mihrimah përgjigjet negativisht. Fiden i thotë Mahidevranit se Ajse është shtatzënë dhe Mahidevran e lumtur ia tregon Mustafës. Seanca për të dënuarin e Ibrahimit fillon dhe gjykatësi vendos që tradhtari të dënohet dhe të dërgohet në Rodos. Ibrahim është i kënaqur kur ai mëson vendimin nga Matrakçi. Shah sheh Hatixhenë që është e shqetësuar për gjyqin e Ibrahimit dhe Shah i thotë që uron që të gjykohet ashtu siç e meriton, duke habitur Hatixhenë. Shah i thotë se ajo di gjithçka që ndodhi me Nigarin dhe Hatixhe thotë se është faji i Hyrremit. Shah vë re se tradhtia e burrit të saj nuk është faji i askujt dhe se ajo nuk do që të përfshihet në këtë. Sulltani falënderon gjykatësin për drejtësinë. Hyrrem inatoset kur mëson nga Sumbul pafajësinë e Ibrahimit. Ibrahim njofton ambasadorin francez që të kujdeset për dënimin e tradhtarit në mënyrë që ti tregojë atij se si vendoset drejtësia në Perandorinë Osmane. Rustem i sheh dhe psherëtin se fundi i Ibrahimit do të vijë shumë shpejt.  Hyrrem i kërkon Ajaz Pashës që të gjejë diçka që të implikojë Ibrahimin. Fiden kërkon që të Ajshe të jetë nënë mbrojtje duke qenë se fëmija i Dinastisë do të lind. Fatma e dëgjon këtë dhe fillon të qajë. Ibrahim takohet me Hyrrem dhe e pyet atë nëse është e mërzitur, sepse tentativa e saj dështoi, Hyrrem i thotë se ai së shpejti do të largohet nga pallati dhe nuk do të kthehet më.
Ibrahimi dhe Sulltani
Mehmet i kërkon Mihrimas që të ndalojë abortin, por Mihrimah i thotë se është tepër vonë. Mamia i thotë Klarës se çdo gjë do të mbarojë së shpejti dhe se ajo nuk do të lëndohet dhe Kirazi i dëgjon. Mihrimah e sheh atë në korridor dhe e kërcënon që të mos i thotë askujt. Ajaz Pasha i kërkon Sulltanit të lexojë diskutimin zyrtar të Ibrahimit me ambasadorin francez dhe Sulltani mbetet pa fjalë nga ajo që Ibrahim ka thënë, kur Sulltani ishte në Manisa. Fatma akuzon Ajshen se ka vrarë djalin e saj dhe e sulmon. Mahidevran i thotë Mustafait se duhet të largojnë Fatman nga pallati sepse ajo ka humbur toruan. Kur Fatma e mëson këtë kryen vetëvrasje. Ibrahimi falënderon gjykatësin për vendimin dhe e pyet se përse shpëtoi, pasi ai kishte mundësinë të bënte të kundërtën, gjykatësi i thotë se ai i shërben gjithnjë drejtësisë. Ibrahim e pyet nëse do të ishte po aq i drejtë edhe në gjyqin e djalit të tij dhe i kujton gjykatësit se askush nuk mund ta lëndojë atë. Gjykatësi i përgjigjet se ai do të lëndojë vetveten.  Sulejmani lexon dokumentet e takimit të Ibrahimit me ambasadorin, ku Ibrahim thotë se roli i zbutësit është që të zbus luanin dhe Sulltani qesh me atë që Ibrahim thotë. Papritur i ngrin buzëqeshja kur lexon se Sulltani i perandorisë Osmane është luani dhe se Ibrahimi është zbutësi që e qetëson  atë me një kamxhik dhe sytë e tij dhe ai i bindet çfarëdo gjëje që ai do. Pasi merr veten nga shoku i asaj që lexoi, Ibrahim hyn në dhomë. Ai e shikon duke qeshur me ironi duke menduar atë që lexoi. Ibrahim i habitur e pyet nëse është mirë. Ai e fton për darkë në pallatin e tij dhe kur Ibrahim largohet, buzëqeshja e Sulejmanit ngrin duke u përpjekur të kuptojë atë që lexoi. Ai ndjehet i lënduar.
Darka me pashallarët
Jahja i tregon Mustafait se Gulizar kreu vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca dhe se refuzoi të rrëfente që mori urdhër nga Hyrrem. Sulltani në dhomën e tij lexon sërish fjalët e Ibrahimit duke mos e besuar atë që tha dhe kur Hyrrem vjen për ta takuar, ai i kërkon që ta lërë vetëm. Në tarracë ai sheh borën që bie dhe mendon për atë që lexoi dhe vendimin që duhet të marrë. Ibrahim u ofron darkën pashallarëve dhe kur ambasadori francez vjen dhe i sjell librin e Makiavelit, Ibrahim thotë se të gjithë duhet të jenë të frikësuar, sepse ai është shkruar nga djalli vetë. Sulltani kujton vitin 1523 kur ai emëroi Ibrahimin si Vezir dhe kujton premtimin e tij për sigurinë e Ibrahimit. Gjykatësi hutohet nga vizita e Sulltanit. Sulltani kërkon këshillën e gjykatësit për dënimin që ai vendosi për një burrë duke i thënë se duhet të jetë vdekja, por ai ka premtuar se do ta mbante gjallë dhe do ta mbronte për aq kohë që ai është gjallë. Gjykatësi mendohet dhe pyet se cili ishte vendimi i tij. Sulejmani përgjigjet se është ekzekutimi…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›