E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta-Jakiç: Shqipëria rol konstruktiv për stabilitetin rajonal

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij dy-ditore në Slloveni do të relizojë një sërë takimesh në Parlamentin slloven. Fillimisht Meta është pritur nga kreu i Komisionit parlamentar për Bashkimin Evropian,Roman Jakiç. Gjatë bisedimeve kreu i LSI-së e ka vlerësuar dhe falenderuar zotin Jakiç për mbështetjen e Sllovenisë ndaj vendit tone, duke theksuar se vendi i tij ka një rol kyç për integrimin e Shqipërisë. Nga ana e tij Jakiç ka vlërësuar rolin konstruktiv të Shqipërisë për stabilitetin rajonal, duke premtuar mbështetjetjen e shtetit slloven për marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Më tej ai ka shprehur vendosmërinë për mosndalimin e zgjerimit të BE-së, duke shtuar se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e këtij grupimi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›