E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidentet me shqiptarët, opozita akuza MPJ-së për qëndrimin

Opozita ka lëshuar kritika në adresë të ministrisë së jashtme për qëndrimin e diplomacisë shqiptare lidhur me incidentet e fundit të ndodhura në Maqedoni.

Në mbledhjen e komisionit të jashtëm, nënkryetaja Arta Dade tha se autoritetet vendase duhet të kërkojnë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
 

Por drejtori i ministrisë së jashtëm, Vladimir Pulaj zbuloi se ministria jonë e ka thirrur dy herë për sqarime në lidhje me incidentet ambasadorin maqedonas në Tiranë Vele Trpevski.
 

Në komisioin është diskutuar edhe për marrëdheniet e Shqipërisë me vendet rajonit por edhe për marrëveshjen e fundit mes Prishtinës e Beogradit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›