Vlorë, kontrabanda, katër të arrestuar
Në një aksion të dytë policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e 4 shtetasve të tjerë, të akuzuar për kontrabandë.
Në kaudër të operacionit Dogana janë arrestuar ; Eduard Kujtim Veizaj, 41 vjeç, me profesion inspektor dogane, Klevis Andon Brahimaj, 19 vjeç, Artan Andon Brahimaj, 23 vjeç, me profesion shofer kamioni dhe Florjan Albert Brahimaj, 24 vjeç, të katërt banues në Vlorë.
Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin ditën e djeshme kanë sjellë dhe kanë kaluar kontrabandë një sasi të konsiderueshme mallrash për të cilat paguhet akcizë më konrektisht:
- 96 shishe verë (të markës Soloperto Manduria);
- 20 pako (1 Kg) kafe;
- 5 koli me nga 6 (gjashte) bidona si ato të ujit 1.5 L
- Si dhe një sasi medikamentesh të ndryshme
Këto mallara fillimisht janë sjellë nëpërmjet pikës doganore portuale Vlorë të fshehura në një Kamion i markës Volvo me targa VL 0290 D i cili është kontrolluar nga inspektori i doganës Eduart Veizaj i cili nuk ka marrë masa për konstatimin e tyre.
Me tej mallrat janë nxjerrë nga Kamioni dhe janë transportuar me automjetin tip Mercedes-Benz me targa VL 0565 D të drejtuar nga shtetasit Klejvis Brahimaj dhe Florjan Brahimaj të cilët pas ndjekjes së bërë nga shërbimet e policisë janë kapuar në flagrancë në afërsi të banesës së tyre.
Gjithashtu nga kontrolli i kryer në banesën e këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar edhe një tjëtër sasi vere e konsiderueshme të markave të ndryshme ( Brunelo di Montalcino dhe Barolo) të papajisura me pullën fiskale e cila dyshohet se është kontrabandë.