E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: KQZ-në e asgjësoi dhuna e pseudo-mazhorancës kundra Kodit

meta-mooreTiranë- Kryetari i Lëvizjes Socialsite për Integrim Ilir Meta pas takimit me Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore në një konferencë për shtyp ka deklaruar se … minimi përfundimtar nga pseudomazhoranca e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si institucioni i pavarur që ka përgjegjësinë për administrimin e këtij procesi, ka krijuar një situatë tepër të rëndë dhe dramatike, e cila tregon qartë se qeveria aktuale nuk ka as vullnetin më minimal për të kontribuar për zgjedhje të ndershme e të lira, për të respektuar pavarësinë e institucioneve dhe për të përmbushur të gjitha detyrimet e saj në këtë proces kaq madhor për vendin.

Sipas Metës, dorëheqja e anëtarëve të KQZ-së ajo nuk e ka futur në ngërç institucionin.

Ajo që e ka asgjësuar institucionin… është ndërhyrja e dhunshme e pseudomazhorancës në kundërshtim me Kushtetutën, me kodin, me procedurat parlamentare dhe në kundërshtim me të gjitha vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë për të pasur një proces konsensual dhe konstruktiv, në mënyrë që të respektohet pavarësia e institucionit të KQZ-së por edhe të dresoheshin shqetësimet të cilat kishin të bënin me balancimin e administrimit të zgjedhjeve në nivelet më të ulëta. Pseudomazhoranca duhet të reflektojë urgjentisht përndryshe do të mbajë të gjitha pasojat dhe të gjitha për përgjegjësitë për çdo problem dhe përshkallëzim të tensionit në vend:,- deklaroi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›