E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet Njësia Nr.4, PS-LSI rrëzojnë miratimin e rendit të ditës

keshili-4Tiranë- Pasi Partia Socialiste zyrtarizoi sot aleancën me Lëvizjen Socialiste të Integrimit në këshillat vendorë ka ardhur edhe dështimi i parë i miratimit të rendit të ditës në Këshillin Bashkiak tek Njësia nre 4 në kryeqytet.

Anëtarët e PS bashkuan votat me anëtarët e LSI-së dhe rrëzuan rendin e ditës me 12 vota kundër, duke formuar kështu, shumicën në këtë Këshill tek Njësia 4, Tiranë.

Kreu i Njësisë Bashkiake Numër 4, Hysen Gjura, pas dështimit të mbledhjes e dënoi aktin e këshilltarëve të PS dhe LSI duke e cilësuar atë si veprim politik, në kurriz të qytetarëve për të cilët janë votuar.

Këhillu bashkiak nuk është politik, ne na kanë votuar qytetarët e njësisë 4. presin ndihmën ekonomike 500 familje, sot u bllokua dhe buxheti i Njësisë Numër 4 për investime. I bëj thirrje këshilltarëve të PS dhe LSI të mendojnë për interesat e qytetarëve, falënderoj nënkryetarin e PS në Këshill që u bashkua me PD. Ju them këshilltarëve të PS-së dhe LSI-së që na kanë votuar ti shërbejmë qytetarëve jo t’i bojkotojmë. Vendimi është politik. Ne do e thërrasim prapë Këshillin, nuk do ndalojmë së reshturi për të mbrojtur interesat e banorëve të Njësisë Numër 4, tha Gjura.

Nënkryetari socialist i Këshillit Bashkiak, dënoi aksionin e kolegëve të tij socialist dhe të LSI, dhe u bëri thirrje të distancohen nga këto akte.

Unë distancohem nga Partia Socialiste dhe nga kolegët e mi socialistë, për vendimin e bllokimit të buxhetit. Mosmiratimi është gabim i madh se janë gjithë ata njerëz që presin ndihmë ekonomike. Unë mendoj se si qytetarëve të rrisim vlerat e qytetarëve, ndaj dhe ne mbledhjen e sotme u tregua se ne PS mungon demokracia, ndaj unë u distancova, besoj se shokët socialistë të distancohet, tha nënkryetari i Njësisë Bashkiake Numër 4.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›