E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta: Koha që të rikthehet Shqipëria në shinat e vërteta të demokracisë!

Presidenti Ilir Meta bëri homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit, paraditen e së mërkurës në Qytetin Studenti, në përkujtim të “8 Dhjetorit”. Kreu i shtetit tha se është koha që Shqipëria të rikthehet në shinat e vërteta të demokracisë. “Është dita për të vlerësuar, në mënyrë të veçantë heroin e çmuar të Azem Hajdarit, por edhe të gjithë studentët e tjerë që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë, dhe njëkohësisht të gjitha ata që kurrë nuk i tradhëtuan idealet e dhjetorit, të pluralizmit, të demokracisë. Tani është kohë që ta rikthejmë Shqipërinë në shinat e vërteta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut”tha zoti Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›