E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: PD do të qëndrojë e fortë dhe e bashkuar!

Në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 31-vjetorit të Lëvizjes Studentore, që rrëzoi regjimin komunist. Kreu i PD Lulzim Basha  u betua se PD do të qëndrojë e fortë dhe e bashkuar. “Në këtë 8 dhjetor betohem se PD është në këmbë e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë e fortë e bashkuar sepse ne kemi një misionin, lirinë demokracinë si gjithë Evropa e kemi marrë nga dhjetoristët dhe se dorëzojmë derisa ta bëjmë realitet”, tha zoti Basha. 

Këtë “8 Dhjetor”, 31 vite nga Lëvizja Studentore që rrëzoi regjimin komunist, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi falje në emër të PD dhe gjithë demokratëve për faktin që sipas tij “do të ishte një mëkat i pafalshëm ndaj të rinjve të sotëm, që të mbyllim sytë e të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona, faktin që shkulëm komunizmin, por jo mentalitetin komunist”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›