E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Kolegji rrezon veten


Procesi “Meta” kthehet në një nje lojë strategjike, por me sa duket e parashikueshme për fundin që do të ketë, lojë që i dha shenjat e para me togfjalëshin “ekonomi gjyqësore”, term ky i përdorur rrallë nga avokatët në gjykatat shqiptare, por që pikërisht kjo ekonomi pritet të ndryshojë rrjedhën e gjithë gjyqit.

Kur vetë Gjykata e Lartë caktoi në seancën e kaluar ndryshimin e radhës së provave duke pranuar pikërisht për shkaqe të ekonomisë gjyqësore caktimin e ekspertëve dhe ndërkohë dëgjimin e dëshmitarit kyc, Dritan Prifti, në seancën e kësaj të premteje gjykata caktoi datën 24 tetor, pra pas një muaji, si ditën kur ekspertët do të thonë fjalën e tyre.

Por ndërkohë nuk dihet se pse Gjykata e Lartë nuk caktoi një datë para kësaj për të dëgjuar Priftin, sikurse deklaroi në një seancë.

Në 24 tetor, sipas një liste me 18 detyra që iu caktua tre ekspertëve shqiptarë, do të dëgjohet ekspertiza e tyre, sikurse kërkuan avokatët e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, pikërisht ndaj orës, videos dhe USB-së.

Në këtë pikë pati rezerva nga prokurori i cështjes Bujar Sheshi që kërkoi që kjo ekspertizë të bëhet nën mbikëqyrjen e prokurorisë.

Kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata e Lartë, edhe pse e vetmja, pasi cdo kërkesë e prokurorisë në këtë proces është rrëzuar. Ky vendim i dha të drejtën avokatëve të deklarojnë sërish se procesi, sipas tyre është një lojë politike.

“Ora, si e vetmja provë materiale, nuk gjendet, gjë që tregon se ky proces është i montuar politikisht. Prokuroria është ndikuar politikisht nga Kuvendi i Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zotit Ilir Meta.

Nuk do ketë ekspertizë mbi orën, edhe pse gjykata ua vuri atë në dispozicion ekspertëve”, deklaroi avokati Gëzim Veleshnja.

Në fakt prokuroria në seancë, gjatë mbi pesë orëve proces, refuzoi të kruhej ekspertiza e orës, nga e cila mund të përdoret nga palët për të marrë edhe videot e tjera, strategjia e radhës nga avokatët, të cilët duket se synojnë të sulmojnë dëshmitarin Prifti me videon e dytë, ku ai shfaqet me Leonard Beqirin, për të sulmuar pikërisht kredibilitetin e dëshmisë së tij kundër Metës.

Më parë, gjatë seancës së paradites, Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën e prokurorisë për të mos pranuar tre ekspertët që do të bëjnë ekspertimin e videos së skandalit Meta-Prifti.

Prokurori pretendoi se asnjëri prej tyre nuk është i licensuar si ekspert i kësaj fushe. Vendimi i tyre mbi videon do të përcaktojë edhe fatin e procesit ndaj ish-zëvendëskryeministrit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topalli: Jo ndryshimit të Kushtetutës
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka përjashtuar në mënyrë kategorike propozimin për ndryshime kushtetuese të bërë nga opozita.
Nju Jork, Haxhinasto takon Clinton
Shqipëria do të rrisë kontributin e saj ushtarak dhe civil në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare të NATO-s.
“Meta”, gjykata mbron ekspertët
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi për përjashtimin e tre ekspërtëve të videos Meta-Prifti.
Rama: Pakti ynë për integrimin
Edi Rama i paraqiti publikisht sot mazhorances një pakt prej dhjetë pikash, të quajtur pakti për Shqipërinë europiane, nga përmbushja e të cilit do të varet edhe bashkëpunimi i opozitës për të votuar ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në parlament.
Wollfarth: Bashkëpunim mes palëve
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaron se opozita dhe maxhoranca duhet të  bashkëpunojnë.


Lajmet kryesore

Rama: Pakti ynë për integrimin
PS propozon 10 pikat për të bashkëpunuar me maxhorancën
Topalli: Jo ndryshimit të Kushtetutës
Shqiptarët rrudhin kuletat
SHBA apel për qetësi në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›