Afganistan varroset negociatori i paqes

Në Kabul u zhvillua sot nën masa të rrepta sigurie ceremonia mortore për negociatorin e paqes, Burhanuddin Rabbani, i vrarë tre ditë më parë me një autobombë.
Presidenti Hamid Karzai u bashkua me pjesëmarrësit në homazhet që të ndjerit iu bënë në pallatin presidencial, para se të varrosej mes emocioneve në një zonë kodrinore të Kabulit.
Karzai u tha të pranishëmve se shteti i tij do të vazhdojë negociatat për procesin e paqes.
“Gjaku i martirit dhe martirëve të tjerë të lirisë na kërkon që të vazhdojmë përpjekjet derisa të arrijmë paqe dhe stabilitet”, deklaroi Karzai.
Lindja e MesmePakistani paralajmëron SHBA për Kabulin Erdogan: Presion IzraelitE premtja e madhe për Palestinën “Është përgjegjësia jonë të veprojmë kundër atyre që janë armiq të paqes, që përdorin truke dhe mashtrime për të vrarë dhe që abuzojnë me zakonet afgane e islame”, u shpreh ai.
Ushtarakë të veshur me kapele dhe me doreza të bardha mbajtën arkivolin dhe e mbuluan atë me flamurin kombëtar, teksa e transportonin për në një tryezë të posacme në pallatin presidencial.
Më pas, zyrtarë të shumtë u afruan për t’i bërë homazhet e tyre Rabbani-t, duke u përkulur përpara arkivolit të tij.
“Sot ne jemi dëshmitarë të një prej ngjarjeve më të trishtuara dhe më të mëdha të politikës së sotme botërore”, tha gjatë ceremonisë i biri i Rabbani-t, Salahudin.
Gjatë evenimentit janë dëgjuar të shtëna armësh zjarri, por policia tha se kishte qëlluar në ajër për të shpërndarë disa turma njerëzish që godisnin me gurë makinat e disa zyrtarëve.
Disa prej pjesëmarrësve në këto turma bërtisnin parullat: “Vdekje Amerikës, vdekje Pakistanit, vdekje Karzait”.
Afganistan, vritet negociatori me talebanët
Kreu i Këshillit të Lartë për Paqen në Afganistan u vra pas një sulmi me bombë në Kabul.
Burhan Udin Rabani po zhvillonte një takim me dy përfaqësues të talebanëve në shtëpinë e tij. Sic raporton BBC, ishte njëri prej tyre, kamikazi, i cili kishte fshehur eksplozivin në callmën e tij. Këshilli i Lartë për Paqen udhëheq përpjekjet për negociatat me talebanët.
Rabani, ish president i Afganistanit nga viti 1992 deri më 1996 si dhe u rizgjodh në 2001. Fill pasi mësoi lajmin presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai vendosi të ndërpresë vizitën në Shtetet e Bashkuara, por zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Barak Obama i cili dënoi vrasjen, duke e quajtur një humbje tragjike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rama: Pakti ynë për integrimin
PS propozon 10 pikat për të bashkëpunuar me maxhorancën
Hajdutët me bluza të bardha
Ndotja shton tumoret
Shqiptarët rrudhin kuletat
SHBA apel për qetësi në veri