Pakistani paralajmeron SHBA per Kabulin

Ministrja e Jashtme pakistaneze ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se Pakistani nuk do të jetë më aleati i tyre nëse vazhdojnë ta akuzojnë për mbështetje të militantëve.
Ministrja Hina Rabbani Khar tha për “Geo TV” se SHBA nuk do ta përballonin dot armiqësimin me qeverinë dhe popullin pakistanez.
Pakistani mohon deklaratat se shërbimet e tij të inteligjencës janë të lidhura me rrjetin Hakani, përgjegjës për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Kabul, dhe thotë se është i vendosur të luftojë të gjithë militantët e vendosur në kufirin me Afganistanin.
“Ju do të humbisni një aleat. Ju nuk mund ta Lindja e MesmeAfganistan, varroset negociatori i paqesErdogan: Presion IzraelitE premtja e madhe për Palestinën përballoni armiqësinë me Pakistanin dhe popullin e tij. Nëse ju zgjidhni këtë rrugë, atëherë kostoja do të bjerë mbi ju”, deklaroi ministrja nga Nju Jorku.
Edhe kryeministri Yousuf Raza Gilani reagoi gjithashtu duke u thënë gazetarëve se: “Ata nuk mund të jetojnë me ne, por nuk mund të jetojnë pa ne. Prandaj unë do t’iu thosha që, nëse nuk jetojnë dot pa ne, të shtojnë kontaktet me ne për të shmangur keqkuptimet”.
SHBA: Pakistani ndihmoi sulmin në Kabul
Oficeri më i vjetër i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka akuzuar agjencitë pakistaneze të inteligjencës për mbështetjen e grupit terrorist Hakani, në kryerjen e sulmit të javës së kaluar ndaj ambasadës amerikane në Kabul.
“Rrjeti Hakani vepron si një muskul i Agjencisë së Shërbimeve Ndërkombëtare të Pakistanit”, ka deklaruar admirali Mike Mullen, gjatë një raportimi para Senatit.
Në muajin korrik ai tha se qeveria pakistaneze sanksionoi vrasjen e gazetarit Saleem Shahzad, deklaratë që u cilësua si “e papërgjegjshme” nga Islamabadi zyrtar.
Të paktën 25 persona mbetën të vrarë gjatë sulmit që zgjati 20 orë ndaj ambasadës amerikane, selisë së NATO-s dhe zyrave të policisë në Kabul. Mes viktimave kishte 11 civilë, mes të cilëve disa fëmijë, si dhe katër policë e 10 rebelë.
“Me mbështetjen e ISI, militantët e grupit Hakani planifikuan dhe kryen një sulm me një kamion-bombë, si dhe sulmin ndaj ambasadës sonë”, tha admirali Mullen, që këtë muaj do të tërhiqet nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
“Gjithashtu, kemi informacione të besueshmë që tregojnë se ISI ishte prapa sulmit ndaj hotelit “Inter-Continental” në Kabul dhe sulmeve të tjera me kapacitete më të ulëta, por efikase”, nënvizoi Mullen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rama: Pakti ynë për integrimin
PS propozon 10 pikat për të bashkëpunuar me maxhorancën
Hajdutët me bluza të bardha
Ndotja shton tumoret
Shqiptarët rrudhin kuletat
SHBA apel për qetësi në veri