Berisha Ne pranojme kerkesat e LSI-se

Kryeministri Sali Berisha flet per propozimet e kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim per ndryshime ne kabinetin qeveritar.
Nga Kamza ku ndodhej per perurimin e nje shkolle kryeministri theksoi se kerkesa e LSI-se pranohet ndersa theksoi se ministri i Jashtem Ilir Meta i kishte kerkuar me pare te largohej nga dikasteri qe drejtonte.
Nga ana tjeter Berisha vleresoi bashkepunimin e deritanishem me ministrin e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Dritan Prifti si dhe pergezoi punen e tij ne reformen ekonomike.
Ministri ne largim Prifti ka qene kohet e fundit bashke me anetare te tjere te qeverise Berisha dhe deputeteve demokrate ne qender te akuzave te opozites per perfshirje ne afera abuzive.