E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet Tartari bashkejetuesi i Vokshit deshmon ne Prokurori

TIRAN- Arian Tartari i njohur ne media si perfituesi i tre HEC-eve dhe kater koncesioneve per vendzbulimet e naftes nga qeveria si dhe i akuzuar nga bashkejetuesja e tij deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi per dhenie ryshfeti kundrejt perfitimit te lejes se ndertimit nga Bashkia e Tiranes u pyet per te gjitha keto per rreth pese ore ne prokurori. Ka qene ora 1715 minuta kur Tartari i shoqeruar vetem nga shoferi i tij personal ka hyre brenda nderteses se prokurorise se Tiranes duke u ngjitur ne katin e katert te kesaj godine ku e prisnin ne zyren e prokurorit Valentin Preci ky i fundit bashke me prokurorin tjeter te Task-Forces Ardian Braho. Te dy prokuroret e ceshtjes te ndihmuar edhe nga oficeri Elion Mustafaj kane perpiluar procesverbalin e marrjes ne pyetje te biznesmenit Tartari me cilesine e deklaruesit dhe personit qe ka dijeni per ceshtjen. Sipas burimeve zyrtare nga institucioni i akuzes Tartari ka dhene shpjegime te hollesishme ne lidhje me akuzat e bashkejetueses se saj deputetes Vokshi per perfshirjen me 20 te aksioneve ne ndertimin e kompleksit te banimit ne kodrat e Liqenit te shtetasit Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri dhe i akuzuar nga mazhoranca si sekser i kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama.

Nuk jepen detaje se cfare qendrimi ka mbajtur Tartari ne lidhje me keto akuza por sqarohet se eshte pyetur me detaje dhe per gjera konkrete nga prokuroret e ceshtjes. Sipas ketyre burimeve biznesmeni Tartari eshte pyetur per themelimin e shoqerise njohjen e tij me shtetasin Rrahman Selmanllari ky i fundit i pyetur pak dite me pare ne prokurori por qe ka dale me dy qendrime ne lidhje me akuzat e deputetes Vokshi arsyen e bashkepunimit me Selmanllarin dhe menyren e themelimit te shoqerise Vizion Construction njohjen dhe arsyen e bashkepunimit me shtetasit Ylber Cami Kujtim Hasa Fatos Skeja dhe Dritan Avllaj si dhe per menyren e ndarjes se aksioneve te projektit te ndertimit te kompleksit te banimit ne kodrat e Liqenit. Gjithashtu mesohet se Tartari eshte pyetur nese ka pasur ndonje shtytje apo presion per ti dhene shtetasit Dritan Avllaj 20 te aksioneve si ryshfet per studimin e zones dhe me pas perfitimin e lejes se ndertimit. Nuk jepen detaje se cfare qendrimi ka mbajtur packa se pak dite me pare ortaku i tij Rrahman Selmanllari i pyetur ne prokurori ka mohuar akuzat e deputetes Vokshi ndersa me pas me ndihmen e avokatit mbrojtes ka pohuar se deklarimet e deputetes jane te verteta duke perfshire veten ne kryerjen e dy veprave penale. Sipas ketyre burimeve mesohet se biznesmeni Tartari ka dhene shpjegime edhe ne lidhje me pozicionin e tij ne kompanine Stream Oil si dhe menyren e marrjes se 4 koncesioneve te vendzbulimeve te naftes.

Gjithashtu eshte pyetur dhe ka dhene shpjegime per ndikimin e mundshem qe mund te kete pasur ish-keshilltarja per ekonomine e kryeministrit Sali Berisha ne ate kohe edhe bashkejetuesja e tij Vokshi ne perfitimin e ketyre koncesioneve. Pervec kesaj Tartari ka dhene shpjegime edhe per procedurat e ndjekura dhe menyren e fitimit te licences per ndertimin e tre HEC-eve te ndryshme. Nderkaq nga ana tjeter keto burime saktesuan se biznesmeni Tartari gjate dites se djeshme kishte per tu paraqitur ne ora 1000 te paradites ne prokurori por me kerkese te tij ky takim eshte shtyre per ne 1700 pasdite. Pyetja e tij me cilesine e deklaruesit ishte e fundit per prokurorine ne lidhje me akuzat e 20 te aksioneve dhene ne forme ryshfeti per shtetasin Avllaj i akuzuar si sekser i kryetarit te bashkise se kryeqytetit Edi Rama.

Partia Socialiste ka bere publike nje sere faktesh mbi koncesionet e 6 hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq te marra nga Arjan Tartari.


Sipas deputetit Taulant Balla duke ju referuar deklarimit te ministrit Prifti hidrocentralet mbi lumin Kardhiq jane 6 por ai tha se keto hidrocentrale nuk i jane dhene vetem Albana Vokshit dhe Arjan Tartarit por nje konsorciumi prej 4 firmash te ndryshme


PS-ja ka bere me dije se tre nga kompanite ALBAENERGIAPLUS IMPULS 95 PACIFIC PETROLEUM ALBANIA dhe ART CONSTRUCTION i perkasin Arjan Tartarit.


Lepuri i pare i korrupsionit kompania ALBAENERGIAPLUS pjese e te ashtuquajturit konsorcium qe ka perfituar koncesion per ndertimin e gjashte hidrocentraleve ka si perfaqesues te saj juridik dhe pronar partnerin e Albana Vokshit Arjan Tartarin.


Lepuri i dyte i korrupsionit kompania PACIFIC PETROLEUM ALBANIA serish perfitues i gjashte hidrocentraleve ka si perfaqesues te saj juridik dhe pronar zotin Arjan Tartari.
Dhe mund ta merrni me mend vete se kush eshte lepuri i trete i korrupsionit kompania ART CONSTRUCTION qe serish ka si perfaqesues juridik dhe pronar zotin Arjan Tartari-sqaroi Balla



Lidhur me korrupsionin ne dhenien e koncensioneve ka reaguar edhe Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Ai ka kujtuar raste pa fund te zyrtarev ete cuar para drejtesise te akuzuar per korrupsion nderkohe qe duke u ndalur ne ministrat dhe deputetet demokrate ka deklaruar se publikimi i fakteve do te vazhdoje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›