E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Kryebashkiaku i ri Basha u zgjat doren qytetareve pavaresisht siglave partiake

Erisa Xhixho Ilir Meta ne aktivitetin e dites se sotme

Tirane 6 prill 2011 NOA- Update Levizja Socialiste per Integrim prezantoi diten e sotme sloganin e saj Ndryshimi i vertete per Tiranen.

Kreu i LSI-se Ilir Meta hodhi nje varg akuzash mbi kryetarin aktual te bashkise duke thene se ai nuk ka bere asgje per qytetaret e Tiranes dhe se cdo premtim dhe pune e tij eshte vetem fasade.

Qytetaret e Tiranes nuk kane nevoje per nje Kryetar Bashkie qe kerkon te helmoje dhe percaje marredheniet midis qytetareve te Tiranes per interesa te ngushta politike por ka nevoje per nje Kryetar Bashkie qe ti ndihmoje te gjithe te bashkejetojne ne paqe ne harmoni duke i dhene doren te gjitheve per te zgjidhur problemet e cdo komuniteti ku ata jetojne pavaresisht nga siglat partiake qe ata preferojne te votojne ne zgjedhje dhe ky kryetar i ri eshte Lulzim Basha u shpreh Meta ne fjalen e tij.

Me tej kryetari i LSI-se Ilir Meta dhe nenkryetarja Erisa Xhixho njekohesisht kandidate per njesine bashkiake nr.5 kane shpalosur moton e LSI-se per keto zgjedhje.

Ndryshimi i vertete per Tiranen do te jete slogani jone qe do te na shoqeroje ne dhe gjithe qytetaret e Tiranes gjate ketij muaji elektoral. Ajo cfare kemi kuptuar duke degjuar te gjithe qytetaret eshte qe ata kerkojne ndryshim por jo ndryshim me fjale boshe por me projekte konkrete te cilat ndjeshem te permiresojne cilesine e jetes ne metropol u shpreh Erisa Xhixho.

Sipas saj LSI nuk do harroje ne asnje moment dhe nuk do te lere pas dore asnje nga problemet e ketij qyteti sic jane hipotekat sic jane parkingjet sic jane rruget sic jane shkollat sic jane kanalizimet.

Xhixho i ftoi te pranishmit qe me 8 maj te votojne ndryshimin e vertete te votojne kryetarin e ri te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha.

Me poshte fjala e kryetarit te LSI-se Ilir Meta

Slogani i LSI-se per Tiranen

Dua ta ftoj dhe une nga zemra Erisen jo vetem se me ftoi ketu por mbi te gjitha per arsyen sepse ajo mori persiper edhe ne emrin tuaj ne emer te rinjve dhe te rejave te Tiranes qe per nje ndryshim te vertete te Tiranes te kandidoje dhe do te fitoje ne Njesine me te madhe Bashkiake te Kryeqytetit.

Sepse zgjedhjet me 8 maj jane per te ardhmen e Tiranes dhe jo per te kaluaren e saj. Ndaj Tirane do te votoje per ata te rinj qe do ta cojne perpara qe do ti zgjidhin ato probleme te jashtezakonshme te akumuluara nga keqdrejtimi i ketij qyteti qe eshte Kryeqyteti i te gjithe shqiptareve.

Ndaj ne besojme se duke qene zgjedhjet per te ardhmen e Tiranes per ndryshimin e vertete te Tiranes askush nuk mund ta beje kete me mire se ju dhe gjithe gjenerata e re e kryeqytetit. Ndaj Levizja Socialiste per Integrim ne 12 keshilltaret e pare te Tiranes 6 i ka te Levizjes Rinore per Integrim. Sepse ky eshte qyteti juaj i te gjithe te rinjve dhe te rejave sepse ky eshte qyteti ku ju vazhdoni te enderroni te jetoni dhe te jetoni shume me mire se sot.

Ndaj ju do te votoni per ato te rinj e te reja qe e duan qytetin e tyre ndaj me 8 maj ju dhe gjithe te rinjte e kryeqytetit do te votoni per nje te ri i cili sjell nje standard te ri jo vetem ne kete fushat elektorale per zgjedhjet vendore nje standard evropian te komunikimit te vizionit te sjelljes te bashkebisedimit me te gjithe sikurse eshte kryetari i ri i Bashkise se Tiranes qe do et votohet nga ju Lulzim Basha.

Sepse Tirana ka nevoje per nje kryetar qe e do ate ka nevoje per nje kryetar qe merret pa nderprere me problemet dhe shqetesimet e qytetit dhe te gjithe qytetareve sepse Tirana ka nevoje per nje kryetar me vizion qe zgjidh problemet e sotme dhe u paraprin atyre te se nesermes. Sepse Tirana jone nuk mund te vazhdoje 20 vjet pa nje studim te pergjithshem urbanistik vetem e vetem per interesa te ngushta korruptive.

Sepse Tirana jone dhe Tirane juaj nuk mund te vazhdoje me shkolla ku nxenesit jane mbi 50 dhe ku askush nuk interesohet nga bashkia per te vene toka dhe hapesira ne funksion te shkollave te reja. Sepse Tirana jone dhe Tirana juaj ka probleme te rendesishme sociale dhe nje problem madhor sot mbetet lufta kunder papunesise por deri me sot nuk kemi pare nje Kryetar Bashkie pervec kryetarit te ardhshem te Bashkise Lulzim Basha qe te dale me nje program konkret se si bashkia do te punoje dhe kontribuoje per zgjidhjen e punesimit ne Tirane.

Sepse ne kryeqytetin tone ne qytetin ku ju jetoni sikurse e dini shume mire jeta e cdo qytetari shkurtohet mesatarisht 1.5-2 vjet per shkak te ndotjes per shkak te moskujdesit per ambientin dhe shendetin e femijeve dhe te moshuarve te Tiranes. Sepse Tirana nuk ka asnje parking sepse prej disa vitesh eshte penguar ndertimi i unazes se madhe qe do ti jepte nje frymemarrje tjeter kryeqytetit per shkak te luftes politike sepse interesat e dites interesat e ngushta kane dominuar mbi interesat e qytetit dhe mbi interesat e cdo komuniteti ne Tirane. Sepse politika e fasadave eshte tashme shume e vjeter dhe nuk e ndihmon me kete qytet dhe keta qytetare qe te ecin perpara ndaj duhet ndryshim i vertete per Tiranen.

Nje ndryshim qe prek cilesisht jeten e qytetit dhe qytetareve ne dobi te cdo qytetari te Tiranes. Sepse qytetaret e Tiranes nuk kane nevoje per nje Kryetar Bashkie qe kerkon te helmoje dhe percaje marredheniet midis qytetareve te Tiranes per interesa te ngushta politike por ka nevoje per nje Kryetar Bashkie qe ti ndihmoje te gjithe te bashkejetojne ne paqe ne harmoni duke i dhene doren te gjitheve per te zgjidhur problemet e cdo komuniteti ku ata jetojne pavaresisht nga siglat partiake qe ata preferojne te votojne ne zgjedhje dhe ky kryetar i ri eshte Lulzim Basha.

Sepse kryeqyteti i Shqiperise eshte kryeqendra e intelektualeve e akademikeve eshte kryeqendra e shoqerise civile eshte kryeqendra e e mendimit te se ardhmes dhe duhet nje kryetar Bashkie qe ti cmoje te gjithe keta njerez qe ti cmoje te gjithe keta kapacitete qe te bashkepunoje me te gjithe ata duke i investuar dijet dhe eksperiencen e tyre ne te mire te gjithe kryeqytetit te te gjithe shqiptareve.

Sepse Tirana jone dhe Tirana juaj eshte lodhur nga drejtimi arrogant dhe ka nevoje per nje drejtim te njerezishem ka nevoje per nje vizion tjeter nje vizion qe e do Tiranen gjithmone te paren dhe kjo nuk mund te behet pa vene te paret qytetaret e Tiranes sidomos ne kete fushate elektorale. Ndaj une jam i bindur se me 8 maj me vote e te gjithe juve me voten e te gjithe te rejave dhe te rinjve te Tiranes me voten e te gjithe qytetareve te Tiranes te lodhur nga politika e konfliktit dhe mllefit te lodhur nga politika e interesave personale do te votojne per ndryshimin e vertete te Tiranes. Tirana eshte e para qytetaret e saj jane te pare. Fitore dhe suksese.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeMeta Iku koha e arrogances se Rames Basha ndihmon qytetaret te jetojne ne harmoniBisha Basha mendon dhe vepron cdo dite per Tiranen e qytetaretTabaku Basha u ofron zgjidhje qytetareve Rama eshte fiksuar pas luftes politikeMeta Lulzim Basha kandidati i gjithe koalicionitVideopergjimi Meta-Prifti Meta Ina Rama genjeu Parlamentin Lidhjeedi rama Ilir Meta interesa vetjake Kryetari i ri i Bashkise lulzim basha pavaresisht siglave partiake shtrin doren

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›