E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Kryeministri? Kjo çështje i takon PS-së

metaKreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaron se çështja e kryeministrit është e qartë.

I pyetur se cili do të jetë kryeministri, Meta u përgjigj se kjo çështje i takon Partisë Socialiste.

Ndërkaq, pyetjes se a do ta ndërrojë karrigen e kryeministrit pasi pati deklaruar se do të pranonte që Berisha ta merrte karrigen me vete, ai u shpreh se i takon kryeministrit të ri kjo çështje.

Gjatë intervistës në emisionin Tonight në Ora News, Meta tha se nuk e ka vendosur se çfarë përfaqësimi do të ketë në qeverisjen e nesërme ndërsa thuajse e mohoi mundësinë për tu bërë kryetar i Kuvendit./lajmifundit.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›