E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Projekte të përbashkëta energjetike me Italinë

Ministri i Ekonomisë dhe i Energjetikës, Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me zëvëndës sekretarin e shtetit të Italisë, Alfredo Mantika. Gjatë këtij takimi, ministri Meta ka vlerësuar kontributin e koperacionit italian.

Duke e cilësuar klimën aktuale të biznesit si të favorshme për kompanitë italiane, Meta tha se do të zhvillohen projekte të përbashkëta energjetike. Zëvëndës sekretari Mantika ka shprehur bashkëpunimin e Italisë për projektet e ardhshme rajonale.

Takimi i sotëm është zhvilluar për partneritetin strategjik të dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›