E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Marrëveshja me PD-në edhe në 2013-ën


Madje Meta ka shkuar edhe më tej, kur ka deklaruar se koalicioni qeveritar do të shtrihet edhe pas 2013, atë kohë kur edhe mbaron mandati i kësaj qeverie. “Kjo mazhorancë do të konfirmohet shumë herë më e fuqishme se sa zgjedhjet e 28 qershorit, për shkak të sistemit të ideuar nga kryetari i PS. Njëkohësisht, ky afirmim i këtij koalicioni nuk është çudi që të përsëritet në vitin 2013”, ka theksuar kreu i LSI-së.

Meta e ka vlerësuar paktin me PD-në si "një marrëveshje tepër parimore dhe solide për të qeverisur”. Kjo marrëveshje, tha Meta, do të synojë të garantojë jo vetëm stabilitetin institucional të vendit, por njëkohësisht edhe një qeverisje të qëndrueshme, që do të përballojë sfidat me të cilat ndeshet përditë çdo qytetar i këtij vendi. LSI ka qenë e hapur gjatë gjithë kësaj periudhe të konsultimeve për përfundimin e marrëveshjes më PD-në, si forca më e madhe fituese e zgjedhjeve në vend", tha lideri i LSI-së.

Ai theksoi se “është marrë çdo mendim, duke filluar nga anëtarësia e LSI-së, specialistëve të saj në fusha të ndryshme, si edhe nga shoqëria civile në mënyrë që vendit t’i garantohet një qeveri solide dhe e qëndrueshme”.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, PD dhe LSI deklaruan bashkëpunimin në katër vitet e ardhshme. Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejton fituan 70 deputetë në këto zgjedhje, ndërsa LSI dhe aleatët e saj 4 deputetë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›