E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Marreveshja me PS do te zgjase 8 vjet

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne nje interviste qe dha mbreme ne emisionin “Opinion” te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan, tha se marreveshja e LSI me PS do te zgjase rreth tete vjet. Z. Meta u shpreh se ka nje objektiv strategjik, i cili eshte anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian brenda 8 viteve dhe shtoi se edhe marreveshja mes dy forcave te majta eshte e tille, tetevjecare.

Z. Meta, mendoni se 57% e shqiptareve kane votuar majtas apo eshte dicka me komplekse?

Une mendoj qe eshte kjo e dyta. Natyrisht qe LSI me te gjithe politiken e saj dhe mesazhet e saj ka bere te qarte qe synon t’i sherbeje ne radhe te pare stabilitetit te vendit. Kjo eshte ne interesin dhe gezon simpatine e shume votuesve qe duan stabilitet dhe jo konfrontim te forte dhe te ashper politik. Se dyti LSI ka treguar qe eshte nje force qe punon per konsensus, nje force racionale, eshte nje force e cila ka te qarta prioritete kryesore me te cilat duhet te perballet qeveria apo politika. Njekohesisht eshte; perpjekur qe mesazhin e saj ta japi ne nje menyre sa me te qete, ne nje menyre sa me te bute.

A vini re tek partneri juaj, qe do te jete edhe Kryeminister i ardhem, te njejtin lexim te kesaj vote?

Une mendoj se e ka lexuar ne menyre shume te pergjegjshme. Reagimet e tij pas fitores kane qene shume te permbajtura dhe ka reflektuar nje maturi shume per t’u lavderuar.

Jeni i sigurt se i gjithe ai ekstremizem socialist i akumuluar ne gjithe keto vite do te jete i permbajtur?

Te jemi te sinqerte nje pjese e ketij ekstremizmi vinte per shkak te nje frustrimi qe vinte jo per shkak te qendrimit ne opozite per nje kohe te gjate por edhe per shkak te nje konflikti te panevojshem qe ushqehej edhe nga mazhoranca. Filozofia e kesaj mazhorance te re nuk eshte te provokoje opoziten perkundrazi ta respektoje dhe te bashkepunoje me te.

Do te jeni kryetar i Kuvendit te Shqiperise. Ne vitin 2009 ju eshte ofruar dhe nuk e keni pranuar. Pse?

Ne vitin 2009 une nuk kam dashur fare te angazhohem ne asnje lloj pozicioni por nuk doja te jepja pershtypjen qe marreveshja me PD-ne ishte e paqendrueshme. Kjo edhe per shkak se ishte nje marreveshje e papritur edhe ne planin e brendshem dhe ne ate nderkombetar. Mendova se ne pozicionin e ministrit te Jashtem, edhe per shkak te procesit te liberalizimit te vizave, doja edhe nje mbeshtetje nga e majta evropiane per kete proces, ky ishte pozicioni me i dobishem. Lidhur me tani mendoj se natyrisht duhet te marrim pergjegjesi dhe kjo eshte nje pergjegjesi ne nje institucion shume te rendesishem ku duhet te rrezatoje fryma e dialogut, e bashkepunimit, per sfidat qe ka vendi perpara dhe une mendoj qe bashkepunimi dhe dialogu jane karakteristika thelbesore te LSI-se.

A ka nje marreveshje mes jush dhe z. Rama qe pertej kryetarit te Kuvendit ju mundeson ju edhe kandidimin per President te Republikes ne fund te mandatit?

Nuk kemi marreveshje pervec marreveshjes se Shkodres. Çdo marreveshje tjeter qe do te behet ne vijim te marreveshjes se Shkodres do te behet publike.

E aspironi ju postin e Presidentit te Republikes?

Ne jemi ne funksion te zgjidhjeve me te medha qe dalin pertej deshirave dhe ambicieve individuale.

Qe do te thote?

Kjo do te thote se detyren e kryetarit te Kuvendit, ne rast se Kuvendi do te ma besoje mua, une do ta kryej ne menyren me konstruktive, me te pergjegjshme.

I referohem disa deklaratave te eksponenteve te larte socialiste mbi administraten para zgjedhjeve qe ajo eshte e politizuar. Tani qe keni fituar, si do te silleni me administraten sepse thate qe e keni lexuar mesazhin sic duhet? A do te ndihet e kercenuar administrata publike ne Shqiperi?

Ne do te respektojme ligjet. Nuk ka pse te ndihet e kercenuar administrata. Ne do te respektojme ligjet qe jane ne fuqi.

Z. Rama deklaroi se ndihen te kercenuar drejtoret e shkollave apo tatimoret etj...

U ka bere thirrje qe ata te mos benin presion per shkak te detyres mbi femijet, mbi prinderit e keshtu me radhe.

Ai madje ka paralajmeruar qe do te kete ndeshkime per ta...

Do te respektohet ligji. Kush ka qene ne rregull me ligjin do te jete shume i qete.

Po me Bashkine e Tiranes cfare marredhenieje do te keni? Me kryetarin dhe me pjesen e anetareve te LSI-se ne Keshillin Bashkiak te Tiranes?

Lidhur me pushtetin vendor u kemi dhene sovranitet te plote perfaqesuesve tane te cilet do te veprojne edhe ne kuader te Aleances per Shqiperine Evropiane.

ǒdo te thote sovranitet?

Do te thote te respektojme interesin e qytetareve. Qellimi eshte gjithmone te ndihmojme kryetaret e bashkise per me shume transparence, per me shume investime. Dhe per te pasur gjithmone qytetaret te paret.

Per shembull planin urbanistik z. Meta per te cilin Rama ka deklaruar se do ta anuloje?

Nuk e kam degjuar kete ceshtje, cdo gje do te behet sipas ligjit.

Z. Meta, keni blere ju vota apo jo?

Mendoj se kjo eshte fare qesharake. Kete e degjuam ne vitin 2011 kur ne arritem nje rezultat te paparashikueshem per ata qe perseri benin sondazhe ne Tirane, se i moren votat si ja hoqen njerezit nga puna. Tani ne na i hoqen te gjithe njerezit nga puna sepse ne dolem ne opozite dhe tani dalin me pretendime te tilla. Keto jane teper qesharake dhe jane rezultat i politikaneve te deshperuar, te cilet nuk pranojne faktoret kryesore qe u sjellin nje rezultat te caktuar por gjithmone kerkojne te krijojne pretekste dhe justifikime per humbjen e tyre.

Nje pretendim i tille eshte publikuar edhe tek Uashington Post qe thote se shqiptaret u joshen nga pagesat ne cash dhe nga vendet e punes dhe se askush pervec makinerise se Metes nuk e ben me mire kete pune. Si i komentoni keto deklarata?

Kjo eshte nje gje fare qesharake qe po degjoj dhe natyrisht edhe une kam te drejte te them se sa euro eshte paguar ky artikull. Vete nje diplomat amerikan ne Shqiperi ka pare dy sondazhe dhe te dyja sondazhet ne Fier dhe Tirane kane qene fiks ne 13 maj sic kane dale rezultatet ne 23 qershor. Keshtu qe keto jane shkrime te porositura, sic jane edhe analiste qe nuk mund te pranojne deshtimin e tyre, te cilet jane tendencioze dhe natyrisht une tashme mund te ve ne pikepyetje se sa kane marre per kete apo per ate.

Sa korrekte e quani nje marreveshje te prishur 2 muaj para zgjedhjeve e cila rrezikonte edhe zgjedhje te parakohshme ne qofte se edhe 2 deputete te PS nuk do te ishin bashkuar votat me PD-ne per te mbajtur qeverine dhe per te zhvilluar zgjedhjet normalisht?

Duhet t’ju them se marreveshja me PD asnjehere nuk eshte konsideruar nga une e prishur. Ajo eshte konsideruar nje marreveshje e perfunduar, Sepse perpara zgjedhjeve ne respekt dhe te kodit partite duhet te percaktojne dhe te regjistrohen, do dalin me vete, do dalin ne koalicion, ne cfare koalicioni do dalin, keshtu qe dhe LSI kishte detyrimin e saj per tu percaktuar perpara zgjedhjeve. Dhe ne kete kuader ne e vleresuam te mbyllur marreveshjen me PD, duke i qendruar nga ana jone shume korrekte 100% gjithe angazhimeve qe ne kishim marre. Se dyti, duhet t’ju them juve, tu them gjithe demokrateve sot qe na degjojne, se une kur kam bere biseden me z. Berisha i kam thene; qe e konsideroj te mbyllur per keto arsye, pozicioni im per te ardhmen dhe i LSI do te jete ky pozicion, te falenderoj shume per bashkepunimin qe kemi pasur, ne kemi pasur nje bashkepunim te qendrueshem pavaresisht nga veshtiresite dhe i kam thene kete gje, qe ne natyrisht s’mund te rrime ne qeveri por ne nuk votojme kunder kesaj qeverie, sepse nuk ka moral qe ne deri tani jemi ne kete qeveri dhe te votojme kunder saj. Dhe as z. Rama nuk ka kerkuar asnjehere qe ne te benim gjoja nje komplot sic u paraqit me vone.

Si ka qene takimi i fundit me Berishen?

Ka qene shume normal, korrekt dhe i permbajtur. Pra ky ka qene qendrimi yne. Ashtu sikurse qendrimi yne ka qene qe ne do te vazhdonim bashkepunimin me PD ne nivel vendor dhe s’kemi pasur asnje kusht nga PS qe ju nese doni te beni koalicion me ne duhet te prishni marreveshjen me PD, ne Bashkine e Tiranes apo ne vende te tjera. E kam thene dhe here tjeter, ne qofte se do me thoshte zoteri na krijohet nje problem ne KQZ, une do isha perpjekur ate problem ta zgjidhja ne menyre shume normale dhe njerezore duke kerkuar personit qe ishte propozuar nga ana jone qe te jepte doreheqjen. Sepse as per kete nuk ka patur ndonje komplot qe ne te merrnim KQZ, sepse duke pasur shumice ne KQZ do te ndryshonim vullnetin e popullit. Pra, mendoj qe raporti yne ka qene teper korrekt me PD dhe me kryetarin e saj. Ne politike ka marreveshje, marreveshja kishte nje afat, afati ishte kater vjecar.

A ben pjese ne marreveshjen tuaj me PS, ideja qe ato ministri qe do t’i drejtoni ju, ne nivelin politik do t’i drejtoni vetem ju, dhe ato qe do t’i drejtoje PS do t’i drejtoje vetem ajo, sepse ju thate qe marreveshja me PD nuk ka qene e natyrshme, por dhe marredheniet tuaja me PS nuk kane qene te lehta...?

Mendoj se e kaluara ka sjelle mesime te vlefshme per te gjithe ne. Ne kemi detyre te mesojme jo vetem nga gabimet tona, por te mesojme dhe nga gabimet e Berishes, e demokrateve dhe e gjithe te tjereve dhe ne kete kuptim te ecim me shpejt drejt nje menyre te re te berit politik. Dhe mendoj qe Shqiperia me zgjedhjet e 23 qershorit na beri te gjitheve nje mesazh te qarte qe duhet te bejme nje politike tjeter. Nje politike e cila te jete ne funksion te shoqerise dhe jo te jete si presion ndaj shoqerise. Pra te respektoje ato kerkesa qe ka shoqeria, qe ka qytetari yne per nje te ardhme me te mire. Dhe ne raport me PS te jeni te sigurt qe do te jete nje marreveshje qe do te funksionoje shume mire, sepse eshte nje marreveshje parimore dhe qeveria do te funksionoje si nje e tere. Do te kete frymen e ekipit dhe te angazhimit te perbashket keshtu qe nuk do te kete disa nenqeveri.

I keni ndare postat e ministrave?

Jo nuk i kemi ndare. Jane pergjegjesite e kryeministrit dhe kryetarit te Kuvendit. Po punohet per te konkretizuar programin qeverises, pra programin elektoral duke e shnderruar ne nje program qeverises. Po punojne ekspertet.

Do te shtohet numri i ministrive?

Nuk e di nese do te shtohet apo jo, por nuk eshte kjo me e rendesishmja. E rendesishme eshte qe qeveria do te jete nje e tere.

Keni percaktuar nje afat te marreveshjes me Partine Socialiste duke qene se deri tani e keni cilesuar vetem si strategjike?

Nuk ka afat eksplicit por ka nje objektiv strategjik; anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian mundesisht brenda 8 viteve.

Pra, eshte nje marreveshje e shtrire ne 8 vjet?

Keshtu duhet te kuptohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›