E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Takimi i fundit me Berishën. Aleanca me Ramën, 8-vjeçare

meta-opinionTiranë- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ishte mbrëmë i futar në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevizu nga ku deklaroi se akuzat për blerje votash janë qesharake.

Z. Meta duket se keni qenë i vetmi që keni i vetmi që keni ditur me një saktësi të përafërt rezultatin e zgjedhjeve. Keni deklaruar një muaj e gjysmë para zgjedhjeve se koalicioni juaj merr 80 mandate dhe se LSI-ja do të marrë mbi 15 mandate. Ishte ky parashikim fryt i sondazheve, i ndonjë vëzhgimi tjetër apo thjesht e kishit caktuar se do të merrnit këtë numër votash dhe ia arritët qëllimit?

Jo, absolutisht. Ishte fryt i një vlerësimi tërësisht objektiv dhe kompleks të një kërkese për ndryshim nga ana e qytetarëve shqiptarë. Të mundësive që ka e majta në çdo kohë në Shqipëri, kur është bashkë, për të qenë shumicë automatike. Gjithmonë kam vënë buzën në gaz kur kam parë që bëhen këto llogaritë aritmetike….

Nuk ka ndodhur kështu në 2009-n…

Në 2009-n ishte midis dy forcave të majta praktikisht dhe natyrisht që kjo përçonte shumë energji negative. Ndërsa fushata që ne bëmë njëkohësisht, jo vetëm në koalicion, por edhe pak a shumë me dy qendra krijonte një hapësirë shumë më të madhe dhe jepte mundësi për mesazhe më të plota dhe më komplementare në raport më votuesit. Por bindja ime ka qenë e plotë duke qenë se kam atë përvojë që kam në jetën politike në fushatat elektorale, por edhe njohjen konkrete në terren dhe unë mund tiu them juve sot, dhe janë shumë kolegë tuaj që e dinë shumë mirë sot, se unë që më 13 maj kam konfirmuar atë rezultat që ka dalë më 23 qershor për dy qarqet më të mëdha. Për qarkun e Tiranës, pra 19 me 13 ose 16-3-13 dhe për qarkun e Fierit, 11 me 5 ose 9-2-5. Sepse ne kemi pasur sondazhe shumë të qarta dhe në fakt qytetarët nuk kanë faj pse habiten, sepse atyre iu servir në periudhën janar-shkurt një sondazh i SOROS-it që e nxirrte PD-në katër pikë para PS-së dhe e nxirrte LSI-në 1% dhe unë e thashë që atëherë se ishte një sondazh i porositur dhe se do ti bëj letër SOROS-it pas zgjedhjeve, se nuk shkonte atëherë. Dhe tani do tia bëj vërtetë një letër vetëm për korrektesë sepse ato fonde mund të ishin përdorur për të ndërtuar një çerdhe apo një shkollë, sepse SOROS-i është një njeri dhe një institucion që përpiqet ti ndihmojë vendet si Shqipëria. Pra, opinioni ka qenë vazhdimisht nën trysninë e shumë sondazheve të porositura. Të vetmet që u përpoqën ti afroheshin realitetit, pavarësisht se ato nuk janë të shkallës më të lartë profesionale, ishin ato të IPR Marketing në Ora News.

Por edhe ky sondazh ishte larg këtij realiteti që u përftua…

Jo, absolutisht. Lidhur me LSI-në në disa rast ishte tërësisht shumë korrekt, siç ishte rasti i Tiranës me 8 % me 3 mandate dhe të gjithë e sulmuan. Siç ishte deri diku rasti i Fierit, siç ishte deri diku rasti i Elbasanit e kështu me radhë apo sikurse ishte fakti që vazhdimisht jepte një rritje të vazhdueshme të kampit opozitar.

Jeni rritur në fushatë apo jeni rritur në mënyrë progresive gjatë 4-vjeçarit?

E para, një herë në rastin e LSI-së nuk duhet bërë krahasimi me 2009-n, sepse LSI-ja që nga themelimi i saj e në vazhdimësi në katër zgjedhjet e bëra përveç 2009-s ka treguar se ka një rezultat të qëndrueshëm prej rreth 120 mijë votuesish. Në 2009-n dihet që ishte një kod komplet kundër LSI-së, gjithë trysnia bëhej kundër LSI-së dhe ishte përpjekja e parë për të implementuar kodin që zhdukte çdo parti tjetër përveç dy partive më të mëdha dhe LSI-ja në këto zgjedhje kishte numëruesit, kishte komisionerët e saj në KZAZ dhe votuesit që gjithmonë janë të lëkundur, sepse duan që vota e tyre të jetë e dobishme dhe të mos shkojë kot, ishin të sigurt që vota e tyre për LSI-në do të shkonte atje ku duhej, nuk do të manipulohej. Kështu që janë shumë faktorë të cilët kanë qenë mjaft pozitiv. Por dy faktorët më kryesorë për ne janë puna e jashtëzakonshme që ne kemi bërë me rininë, kjo është puna e mirë dhe investimi më i mirë dhe më afatgjatë që ne kemi gjatë gjithë kësaj kohe dhe votat tona kryesisht që janë shtuar janë vota që i takojnë rinisë. Dhe e dyta, puna shumë e mirë që ne kemi bërë sidomos gjatë viteve të fundit me LGI-në. Këto kanë qenë dy faktorë shumë të rëndësishëm në terren. Ndërsa nga pikëpamja taktike ne kemi ndjekur një politikë tjetër. Ne, e para njëherë, kemi bërë një fushatë tepër të kujdesshme, shumë të qartë. Nuk kemi bërë shumë spote si në të kaluarën, kemi bërë vetëm një spot nga fillimi deri në fund, me një mesazh të qartë kryesisht në drejtim të punësimit. Nuk kemi bërë shumë mitingje të mëdha, dhe unë kam qenë kundër mitingjeve të mëdha. Kemi bërë disa mitingje, një në Durrës, një në Fier, në Lushnje. Kemi bërë dy në Berat dhe në Tiranë kemi bërë një miting në Pallatin e Sportit  që ka qenë një demonstrim shumë i kulturuar, sepse kemi pasur një qëllim, të mos i lodhim njerëzit. Sepse në kohën e fushatës mendoj se më e rëndësishme është mesazhi që ti përçon tek votuesit dhe targeti i votuesve të tu të pritshëm.

Cili ishte targeti i votuesve?

Targeti ynë ishte rinia, në radhë të parë, dhe gratë.

Z. Meta, keni blerë vota ju apo jo?

Mendoj se kjo është fare qesharake. Këtë e dëgjuam në vitin 2011 kur ne arritëm një rezultat të paparashikueshëm për ata që përsëri bënin sondazhe në Tiranë, se i morën votat si ja hoqën njerëzit nga puna. Tani ne na i hoqën të gjithë njerëzit nga puna sepse ne dolëm në opozitë dhe tani dalin me pretendime të tilla. Këto janë tepër qesharake dhe janë rezultat i politikanëve të dëshpëruar, të cilët nuk pranojnë faktorët kryesorë që u sjellin një rezultat të caktuar por gjithmonë kërkojnë të krijojnë pretekste dhe justifikime për humbjen e tyre.

Një pretendim i tillë është publikuar edhe tek Uashington Post që thotë se shqiptarët u joshën nga pagesat në cash dhe nga vendet e punës dhe se askush përveç makinerisë së Metës nuk e bën më mirë këtë punë. Si i komentoni këto deklarata?

Kjo është një gjë fare qesharake që po dëgjoj dhe natyrisht edhe unë kam të drejtë të them se sa euro është paguar ky artikull. Vetë një diplomat amerikan në Shqipëri ka parë dy sondazhe dhe të dyja sondazhet në Fier dhe Tiranë kanë qenë fiks në 13 maj siç kanë dalë rezultatet në 23 qershor. Kështu që këto janë shkrime të porositura, siç janë edhe analistë që nuk mund të pranojnë dështimin e tyre, të cilët janë tendenciozë dhe natyrisht unë tashmë mund të vë në pikëpyetje se sa kanë marrë për këtë apo për atë.

Z. Meta, ju thatë se e majta fitoi sepse e majta në Shqipëri ka qenë gjithmonë shumicë . Për ju, vota e 23 qershorit a ishte një votë ndëshkuese për qeverinë Berisha dhe nëse ishte, pse nuk ishte e tillë edhe për ju që keni bashkëqeverisur për katër vjet?

Së pari, e majta është shumicë dhe kjo është konfirmuar nga të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar në Shqipëri. Pse kjo shumicë kaq e gjerë? Unë mendoj sepse ky ka qenë një mesazh për një ndryshim, njerëzit janë lodhur shumë nga presioni i politikës në shoqëri, nga presioni i politikës në jetën sociale, nga presioni i jashtëzakonshëm i politikës në media, nga protagonizmi i tepruar i politikës  dhe nga konflikti që ajo sjell. Dhe natyrisht ka qenë një trysni e madhe që e ka marrë përgjigjen në mënyrë të qetë në fund fare. Të jeni të sigurt se një pjesë e madhe e atyre që kanë shkuar nëpër mitingje kanë votuar për opozitën. Shkonin nëpër mitingje sepse nuk donin të humbitnin vendin e punës. Lidhur me LSI, sepse ju shpesh flisni për LSI-në, unë nuk kam folur për këto gjëra dhe jam përpjekur që të jem korrekt pasi kam pasur një marrëveshje me Partinë Demokratike dhe nëse shqiptarët e vlerësojnë Ilir Metën dhe LSI-në, e vlerësojnë për karakterin e tyre dhe jo për mungesën e karakterit. Ne nuk kemi dashur të bëjmë koalicion me Partinë Demokratike në vitin 2009. Rrethanat që erdhën impononin vetëm atë zgjidhje si faktor stabil

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›