E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mazhoranca eshte solide



Kryetari i Levizjes Socialiste, Ilir Meta, ka vleresuar dje se mazhoranca eshte solide dhe se marreveshja me Partine Demokratike po funksionon. "Qeveria i ka votat per te funksionuar si mazhorance", - u shpreh dje Meta ne nje interviste per "TCH". Kreu i LSI-se ka theksuar se koalicioni i dha mundesi vendit per marrjen e liberalizimit te vizave dhe per procesin e integrimit. Meta ka folur dhe per votimin e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. "Lidhur me mospjesemarrjen time ne votime dhe dy kolegeve te tjere ka pasur shume komente, por LSI nuk kishte asnje vendim kryesie apo kolegjial te deputeteve per te mbajtur nje linje te caktuar. Mungesa e pjesemarrjes mund te shpjegohet me rrethanat qe u zhvilluan ngjarjet, pasi ne fillim u kerkua nje votim i fshehte elektronik, me pas opozita kerkoi ndryshimin ne votim me kuti dhe, ndersa ne ishim duke u perpjekur te regjistroheshim te paret, per shkak te nje impenjimi politik, u hap votimi dhe kaloi kandidatura. Mosvotimi im, ne kete kuader, nuk ishte i paramenduar", - tha dje kreu i LSI-se. I pyetur ne lidhje me procesin e zgjedhjes se Presidentit, Meta ka theksuar se procesi duhet te behet sipas Kushtetutes. "Dy jane shtyllat kryesore, ku une mendoj se duhet bazuar ky proces. Nje shtylle kryesore eshte Kushtetuta, pasi ne cdo rast eshte e domosdoshme dhe e patjetersueshme. Edhe institucioni i Presidentit lidhet me Kushtetuten dhe eshte nje garant i saj, pasi zgjidhet", - tha ai. Kreu i LSI-se ka shtuar se me e rendesishme eshte qe procesi te vijoje ne menyre konstruktive. "Duke pasur parasysh kete raport, kemi theksuar dhe theksojme qe eshte e rendesishme qe procesi te realizohet ne nje menyre sa me konstruktive qe te jete e mundur, prandaj gjykojme dhe kontribuojme per ta bere kete proces sa me konstruktiv. Eshte pikerisht kompromisi shtylla e dyte ku ne mendojme se duhet te bazohet procesi", - u shpreh Meta. Duke e vleresuar si te suksesshem koalicionin, Meta ka theksuar se ne lidhje me zgjedhjen e kreut te shtetit ka nje marreveshje mes LSI dhe PD-se. "Nuk dua te komentoj qendrimet e Berishes ne momente dhe rrethana te caktuara, pasi eshte e drejta e tij te mbaje ate qendrim qe konsideron si te arsyeshem. Ne kemi nje koalicion me Partine Demokratike, ku nje prej elementeve eshte bashkepunimi per presidentin, pasi eshte nje pike kryesore e marreveshjes. Ne kete drejtim, ne jemi te hapur te bashkepunojme me ta, ashtu sikurse mendojme qe eshte ne interes te vendit te kete nje bashkepunim sa me te gjere", - u shpreh dje Meta. Kreu i LSI-se ka theksuar se dy kreret e partive kryesore duhet te zhvillojne nje takim per te gjetur nje zgjidhje per problemet e krijuara.

Koalicioni

"S'ka pasur asnje dite te vetme qe kur une kam konfirmuar koalicionin, qe per shkak te nje raporti numerik, une apo LSI si force, te kemi bere presione per te arritur qellime te caktuara ne momente te ndryshme, pasi kjo nuk eshte pjese e vizionit tone politik. Per ceshtje qe s'kemi qene dakord, kete e kemi shprehur ne Parlament. Kur kemi gjykuar te marrim nje qendrim tjeter, kete e kemi bere ne menyre publike, ashtu sic eshte qe kur kemi rene dakord. Nuk ekziston asnje lloj presioni nga ana jone", - tha Meta.

Vota e Ministrit Naco

Kreu i LSI-se u shpreh dje se nuk ka pasur vendim politik nga kjo force per te votuar apo mosvotuar per kandidatura qe lidhen me gjyqesorin. Ai ka shpjeguar dhe votimin e komentuar ne media te ministrit Nasip Naco. "Zotin Naco, ju mund ta pyesni vete si ka vleresuar zgjedhjen e tij. Sidoqofte, mund t'iu ritheksoj se nuk ka pasur nje vendim politik partiak te LSI-se dhe nuk do te kete ndonjehere per kandidaturat qe lidhen me gjyqesorin, pasi gjykojme se duhet te zgjidhet me i miri per te respektuar pavaresine e drejtesise dhe jo kandidati i preferuar i nje partie apo nje tjetre", - u shpreh dje Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›