Dështon raketa koreanoveriore, OKB mblidhet për situatën
Kore Veriore- Nisja e raketës koreanoveriore ka dështuar, duke u shpërbërë dhe përfunduar në det, lajmi konfirmohet nga Pheniani.
Raketa- që u pa nga shumë qeveri si një test i ndaluar i teknologjisë me rreze të gjata veprimi- u nis nga veriperëndimi i Koresë së Veriut të premten.
Raketa u lançua në 07:39 me oren lokale teksa Koreja Jugore tha se raketa u shpërbë në 20 copa dhe ra në det. Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Korea e Jugut thanë se se ajo fluturoi vetëm për një kohe të shkurtër dhe ka ra në ujërat jashtë gadishullit korean.
Ndërkohë Koreja e Veriut tha se shkencëtarët e saj e kishin verifikuar se çfarë e kishte shkatuar këtët dështim edhe pse ende s’janë prononcuar zyrtarisht.
Koreja e Veriut thotë se qellimi i raketës ishte të niste një satelit në orbitë, një lëvizje që shënon më 100-vjetorin e lindjes së themeluseit të kombit Kim il-Sung. Por SHBA dhe vende të tjera thonë se nisja e raketës përbente një prove të maskuar të teknologjisë së raketave e ndaluar sipas rezolutës së OKB-së.
Në një deklaratë Shtëpia e Bardhë dënoi nisjen e saj pavarësisht dështimit. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të takohet më vonë për të diskutuar mbi nisjen e saj. Kina aleati më i ngushtë i Koresë së Veriut ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi në gadishullin korean.
Dorina Bilbili/IDEA/