E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, konsensus per zevendesimin e Seserit me Konomin Rozeta Rapushi



Edison Konomi do te jete deputeti me i ri i Kuvendit qe do te zevendesoje mandatin e lene nga ish-deputetja socialiste, Rudina Seseri. Me ne fund, Kuvendi dhe PD-PS i dhane fund dje ngercit politik te lidhur per moszevendesimin e mandatit te deputetit socialist pa e cuar ate ne Gjykate Kushtetuese, duke miratuar nje raport te perbashket ne seance plenare. Keshtu, me 138 vota pro dhe asnje kunder, palet miratuan raportin e hartuar nga demokrati Viktor Gumi dhe socialisti, Damian Gjiknuri, me ane te cilit do te vleresojne hapesirat ligjore per pranimin e doreheqjes se Gjon Bardhit, i dyti ne listen e selise roze pas Seserit duke iu drejtuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe te mandatoje Edison Konomin, per te marre mandatin e 66 te Partise Socialiste ne Parlament. Sipas raportit te miratuar ne seancen e djeshme, i cili bazohet ne nenin 71 pika dy e Kushtetutes dhe nenin 164 pika 1 dhe 2 e Kodit Zgjedhor, Keshilli konsideroi se ne te dyja keto nene jane te gjitha hapesirat per ta vleresuar te rrezuar mandatin e Gjon Bardhit si deputet. Raporti do t'i drejtohet KQZ-se, per t'i dhene mundesi ne kete menyre Edison Konomit te marre mandatin e deputetit. Gjate interpretimit te nenit 71 te Kushtetutes, deputetet e majte dhe te djathte kane rene dakord per faktin se deputeti humbet mandatin ne rastin kur ai nuk ben betimin. Nderkohe qe vec ketij fakti, anetaret e Keshillit, kerkojne gjithashtu qe Komisioni i Posacem per Reformen Zgjedhore te zgjidhe vakuumin ligjor brenda ketij muaji, qe eshte edhe afati i punes se komisionit. "Rasti i zevendesimit te ketij mandati, diskutimet juridike te zhvilluara per te dhe kompleksiteti i situates se vecante juridike te ceshtjes, te merren ne shqyrtim nga Komisioni i Posacem i Reformes Zgjedhore me qellim saktesimin dhe plotesimin e detyrimeve dhe te procedures ligjore qe duhet te ndiqet per kandidatet e listave shume emerore te subjekteve zgjedhore pas perfundimit te zgjedhjeve ne kuvend", - theksohet ne raport. Zgjidhja e dhene me konsensus ne seancen e djeshme plenare, vjen pas dy javesh debati te ashper ne mbledhjen e Keshillit te Rregullores por edhe ne distance mes paleve, ku PS akuzonte mazhorancen per vjedhje te mandatit dhe mazhoranca se e tere kjo "lufte" eshte nje loje politike e kreut socialist. Pas doreheqjes se Rudina Seserit, KQZ ne janar te ketij viti ia kaloi mandatin Gjon Bardhit, i dyti ne listen e PS-se per deputete, i cili mbante njekohesisht edhe postin e kryebashkiakut te Fushe-Krujes. Situata ngeci ne Kuvend, me konkretisht ne Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku Bardhi figuronte me dy mandate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›