Meta: Mbështesim dialogun por jo pazaret

Kryetari i LSI-së dhe zëvendëskryeminisri Ilir Meta ka deklaruar se qeveria mbështet dialogun me opozitën por jo pazaret që kërkohen.
Duke folur gjatë një takimi në Korçe dhe Pogradec Meta i ka cilësuar si të turpshëm bojkotin e opozitës duke shtuar se refuzimi i dialogut vjen vetëm nga lideri i Partisë Socialiste Edi Rama.
Gjithashtu Meta ka deklaruar në lidhje me zëvendësimin e mandateve të deputetëve të opozitës nësë nuk futen në Kuvend se nuk do të diskutohet zbatimi i Kushtetutës