Kuvendi: Opozita të përcaktojë emrat e delegacionit në Asamblenë e KE-së

Kuvendi i Shqipërisë në një njoftim për shtyp është shprehur se opozita duhet të përcaktojë emrat e saj për delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Europës, Asamblesë së NATO-s, Asamblesë së OSBE-së dhe institucione të tjera.
Mazhoranca nuk ka caktuar emrat e opozitës në Asamblenë e Këshillit të Eropës. Zoti Kastriot Islami ka qenë anëtar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe mbetet deri në momentin që opozita do të caktojë emrat për këtë delegacion. çdo interpretim tjetër është spekulativ dhe abuziv" thuhet në deklaratën për shtyp të Kuvendit të Shqipërisë.