E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Mbeshtesim kontrollin e tabulateve

LSI kishte paralajmeruar pucin e shtetit. Reagon PS Asgje nuk e ndal popullin

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta mbeshtet Komisionin Hetimor per kontrollin e te gjitha tabulateve telefonike te krereve te shtetit por edhe te disa deputeteve me qellim zbardhjen e ngjarjeve te 21 janarit. Meta tha se per te ndihmuar transparencen LSI eshte e gatshme te pranoje cdo hetim edhe per deputetet e saj. Ai komentoi me tej demonstraten e pare te opozites duke pohuar se 21 janari ka qene nje sulm i mirorganizuar i armatosur i drejtuar nga Edi Rama kunder Keshillit te Ministrave per marrjen e pushtetit me dhune. Ai shtoi se Rama me 28 janar organizoi nje tjeter demonstrate por kete here paqesore me qellimin e vetem qe te mbulonte ate cka ndodhi nje jave para saj.

Paralajmerimi

Meta deklaroi dje se e priste demonstraten e dhunshme te 21 janarit. Ne e kemi paralajmeruar prej kohesh se kryetari i Partise Socialiste synonte te nxiste destabilitet ne vend jo vetem kaq por kemi paralajmeruar 2 dite para 21 janarit ketu me pergjegjesi maksimale se me 21 janar ishin mobilizuar banda kriminele elemente me precedent penal te cilet do te sulmonin forcat e Policise se Shtetit dhe institucionet. Dhe me 20 janar nje dite perpara pucit sekretari i Pergjithshem i LSI-se te gjitha keto informacione te ardhura nga strukturat dhe dashamires te LSI-se nga rrethet ia ka cuar me shkrim drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit ne menyre krejtesisht zyrtare - deklaroi ai. Meta shtoi se demonstrata e dyte e 28 janarit ishte e qete sepse synonte te mbulonte 21 janarin. 28 janari ishte nje manifestim hipokrizie dhe jo qytetarie - tha ai. Meta pershendeti angazhimin e SHBA-ve per te ndihmuar hetimin e kesaj ceshtjeje pasi shtoi ai zhvillimet e pas-21 janarit kane ngritur pikepyetjet e tyre per objektivitetin dhe seriozitetin e procesit te hetimit i cili patjeter qe duhet te hetoje pasojat por ne radhe te pare te hetoje shkaqet nxitesit frymezuesit e dhunes. Meta i konsideroi si te pabaza dhe qendrimet kunder hetimit te tablateve telefonike te krereve te shtetit. Nuk e kuptoj se si ata te cilet per nje vit e gjysme jane cjerre per gjoja transparencen pse kane frike se me ke kane biseduar gjate 5 oreve te sulmit kunder rendit kushtetues.

Ne rast se gjithsecili ka bere detyren dhe eshte sjelle si qytetar i denje i ketij vendi duhet te shkoje te bashkepunoje vete me Komisionin Hetimor Parlamentar. Ne jemi Republike Parlamentare dhe Parlamenti eshte mbi gjithcka - tha Meta. Ai ftoi opoziten te marre vendet e saj ne Komisionin Hetimor Parlamentar qe edhe ajo te kontribuoje ne menyre pozitive dhe konstruktive ne kete proces transparence te 21 janarit. Pas deklarates se kreut te LSI-se reagoi deputetja socialiste Olta Xhacka sipas se ciles aktori i videohajnise duhet tu jape fund deklaratave ne mbrojte te nje pushteti te vjedhur. Kusaria e Sali Berishes e matrapazlleku i Ilir Metes sot kerkojne shpagimin kushtetues e ligjor e jo deklarata per shtyp pa bereqet. Ata jane partia ne pushtet ne jemi populli qe kerkon shtet. Liria barazia vellazerimi na bashkojne sot me cdo shqiptar te majte e te djathte kunder kusarise qe vret per pushtet ndaj pergjigjja qe kemi per zotin Meta eshte se asgje nuk e ndal popullin e asgje nuk i shpeton kusaret - tha ajo.

Kreu i LSI-se Historia e kutive pretekst per te bojkotuar zgjedhjet

Nje bojkot i mundshem nga opozita i zgjedhjeve te 8 majit nuk do te habiste askend. Keshtu deklaroi dje kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta gjate mbledhjes se kryesise. Sipas tij ky ka qene qellimi i vetem i Edi Rames dhe aspak transparenca e zgjedhjeve te kaluara. Ua kemi thene nderkombetareve qe ne fillim te historise se kutive se qellimi kryesor eshte si te mos hyhet ne zgjedhjet vendore si te perseritet loja e vitit 2007 por ne permasa te tjera vetem per nje arsye sepse kryetari i Bashkise se Tiranes nuk ndahet dot nga kjo bashki per me teper se nuk ka as mandat deputeti. Dhe e gjithe kjo loje eshte ne funksion te karrieres se nje individi i cili per nje vit e gjysme ka sulmuar rende proceset integruese te vendit ka bere nje fushate te shfrenuar per te penguar liberalizimin e vizave ka pergjegjesine kryesore per mosmarrjen e statusit kandidat dhe qe tani ka nxjerre fytyren e vertete te tij e cila eshte fytyra e dhunes se atyre elementeve kriminale qe i pa gjithe Shqiperia me 21 janar duke sulmuar institucione - tha ai. Me tej Meta kerkoi te pershpejtoheshin pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit.

Ky duhet te jete dhe ky do te jete objektivit yne kryesor. Vendi ka nje date te shpallur per zgjedhjet qe eshte 8 maji dhe eshte detyre e cdo force politike qe te marre pjese ne zgjedhje por natyrisht asnje force politike nuk mund te marre pjese kunder vullnetit te saj. Por axhenda e vendit nuk mund te shmanget nga askush qe ka frike nga procesi zgjedhor dhe qe eshte mesuar qe zgjedhjet ti fitoje ne tavolinen e kulisave dhe si dhurate nga te tjeret - tha ai. Ne kuader te pergatitjet se ketij procesi Meta propozoi qe i ardhuri rishtas ne parti Ylli Majani te ishte sekretar per Ceshtjet Zgjedhore i LSI-se. Objektivi im kryesor per zgjedhjet e 8 majit eshte dyfishimi i rezultateve te LSI-se ne zgjedhjet e fundit vendore te shkurtit te vitit 2007 si parti pra ne perqindje pra per keshilltare dhe njekohesisht per bashki dhe per komuna domethene per njesite vendore. Ky eshte nje rezultat plotesisht i arritshem i cili natyrisht kerkon nje motivim te gjithanshem te gjithe strukturave tona - tha me tej ai. Kreu i LSI-se deklaroi se brenda 15 shkurtit duhet te jene gati propozimet nga njesite vendore te LSI-se per kryetare te njesive vendore pra bashkite apo komunat ne gjithe vendin. Dhe brenda 15 shkurtit do te bejme edhe takimin paraelektoral ne Pallatin e Kongreseve me perfaqesuesit e Levizjes Socialiste per Integrim per te percaktuar te gjitha linjat dhe prioritetet tona per zgjedhjet e ardhshme vendore dhe per rezultatet qe priten me 8 maj - perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›