E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Do te vijojme protestat paqesore

Kryesocialisti kunder hetimit te tabulateve telefonike. Kreu i PS-se kerkon ndihmen e nderkombetareve

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kundershton hetimin e demonstrates se 21 janarit. Ai akuzoi mazhorancen dhe Kryeministrin Sali Berisha se po tenton te kryeje grusht shteti brenda shtetit me qellim rivendosjen e diktatures ne vend. Sipas Rames propozimi i mazhorances per ti kerkuar kompanive celulare venien ne dispozicion te tabulateve telefonike te krereve te shtetit eshte antiligjore. Kete deklarate kreu i selise roze e beri pas tryezes me aleatet e Opozites se Bashkuar. Rama perseriti gjithashtu se opozita do te vijoje protestat ne rruge ndersa u beri thirrje nderkombetareve per te nderhyre ne zgjidhjen e situates se renduar politike.

Deklarata

Kerkesa per te disponuar tabulatet e telefonave te Presidentit te Republikes te kryeprokurores te drejtorit te Sherbimit dhe te nje numri te konsiderueshem deputetesh eshte jo vetem e paligjshme po edhe e mjaftueshme per te kuptuar se as vrasjet e demonstruesve as skenari me pas i deshtuar fale deshmive te medias qe inkriminonte opoziten si organizatore te vrasjeve as mosdorezimi i gjashte komandanteve te Gardes Republikane as mos doreheqja e ministrit te Brendshem as nxjerrja e Policise se Shtetit mbi ligjin as mosgarantimi i demonstrates homazh nga policia nuk jane pa lidhje me njera-tjetren po jane pjese e nje plani makaber per te imponuar ne Shqiperi sistemin e dhunes e te frikes ne kushtet kur populli kerkon fundin e regjimit te kusarise e te matrapazllekut - deklaroi dje Rama. Kreu i opozites u beri thirrje Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian qe te nderhyjne per te mos lejuar qe te vijoje dhuna ndaj institucioneve. Miq te dashur e partnere te respektuar nderkombetare te Shqiperise mos lejoni qe ne Shqiperi te vijojne te ndodhin keto qe po ndodhin dita-dites ne kurriz te idese se shtetit ligjor dhe te popullit shqiptar qe kurre nuk do ta pranoje rikthimin ne kohen e erret te partise-shtet e te shtetit-parti - u shpreh Rama. Ai shtoi se opozita eshte e gatshme per dialog e kompromis por nuk mund te pranoje regjimin e kusarise. Gjate konferences per shtyp ai riperseriti qendrimin se zgjidhja e ngercit politik ne vend vjen vetem permes largimit te qeverise andaj ai ftoi popullin opozitar qe ti bashkohet betejes per rezistence paqesore ndonese nuk zbardhi asnje detaj se kur do te jete protesta e radhes. Do ta cojme perpara betejen tone rezistence paqesore qe nuk duhet te provokohet nga dhuna qeveritare. Ne kete beteje do te jemi te gjithe bashke per Shqiperine demokratike - tha ai. I pyetur nga mediat lidhur me kercenimet e bera ne adrese te tij Rama tha Jeta ime nuk eshte me e cmuar se jeta e atyre te 3 te pafajshmeve te cilet dolen ne rrugen e protestes per nje Shqiperi me te mire. Une jam me ta e me te gjithe ata qe jane ne kete rruge me te gjithe popullin shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›