E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mbështesim politikën e "dyerve të hapura" të NATO-s

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime rreth sfidave të ardhshme të Aleancës, rolit të Shqipërisë në NATO, tashmë anëtare prej një viti e saj, prioriteteve të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë si dhe mbi integrimin euro-atlantik të vendeve të rajonit.

Meta, theksoi se prioritet për vendin tonë mbeten thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi euroatlantik i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër, Meta nënvizoi rolin konstruktiv të Shqipërisë, si anëtare e re e NATO-s, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Në përgjigje të interesimit të anëtarëve të delegacionit në lidhje me Konceptin e ri Strategjik të Aleancës, Meta theksoi se Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të Aleancës, thellimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e partneriteteve të saj, ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve transatlantike, të cilat priten të reflektohen në Dokumentin e ri që do të miratohet në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Lisbonë.

Parlamentarët e Aleancës vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, performancën e saj në NATO si dhe angazhimin e saj në kuadër të ISAF-it në Afganistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›