E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Me 8 maj vote kunder spiuneve dhe fashisteve

Do ta fitoj betejen morale politike dhe ligjore. Rama e ka kthyer bashkine ne lavatrice te krimit

Levizja Socialiste per Integrim do te dale e fituar nga zgjedhjet e 8 majit. Keshtu deklaroi dje kreu i LSI-se Ilir Meta gjate nje takimi qe zhvilloi me anetaret e Levizjes Rinore per Integrim. Sipas tij zgjedhjet vendore do te jene nje moment historik sepse kryeqytetasit do te votojne kunder cimkave spiuneve e krimit te organizuar. Meta akuzoi perseri kreun e socialisteve duke e quajtur ate si njeriun qe ka kthyer partine ne nje force spiunesh. Ai ritheksoi se do te fitoje betejen politike por edhe morale pas zbardhjes se te vertetes se pergjimit te bere nga Dritan Prifti.

Kunderakuzat

Kreu i LSI-se pohoi dje se nuk mund te lejohet kurrsesi qe ne Shqiperi te instalohet regjimi i spiuneve per me teper sot kur Shqiperia eshte anetare e NATO-s kur qytetaret e saj levizin te lire. Ai shtoi se e dha doreheqjen i bindur jo vetem ne integritetin e tij moral politik e shoqeror por edhe per ti hapur rruge drejtesise per hetim pa u mbrojtur nga posti i ministrit apo zevendeskryeministrit. Ai shprehu me tej garanci per fitoren e zgjedhjet vendore. LSI ne 8 maj do te konfirmohet ne menyren me spektakolare. I them Rames se ne 8 maj qytetaret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise do te marrin nje vendim historik per te larguar nje regjim mafioz pasi Bashkia e Tiranes sic e dime te gjithe eshte e 147-a me lejet e ndertimit. Sot eshte koha per ndryshim rrenjesor por edhe e dezinfektimit nga cimkat te cilet rikthejne kultin e spiunllekut. 8 maji do te jete nje fitore mbi fashizmin dhe spiunet - deklaroi dje Meta gjate nje takimi me te rinjte e LRI-se.

Ish-zevendeskryeministri Meta akuzoi serish kreun e socialisteve Rama si njeriun qe e ka kthyer partine ne nje force politike spiunesh ndersa bashkine e kryeqytetit ne lavatricen e krimit te organizuar dhe ne qender mafioze te lejeve te ndertimit. Rama eshte regjisori kryesor nje mjeran cimkash qe e ktheu PS-ne nga nje Parti Socialiste ne nje parti spiunesh te Shqiperise sepse do ta vazhdoje luften politike mbi pergjime te montuara dhe video te trukuara. LRI do te kontribuoje per kete ndryshim rrenjesor ne krye te Bashkise se Tiranes qe e ka shnderruar ate ne nje lavatrice te krimit te organizuar por Rama do te ike qe andej me turp si spiun - tha ai. Gjate takimit Meta falenderoi te rinjte e LRI-se per mbeshtetjen ndersa u shpreh i bindur ne fitoren e betejes morale dhe politike. Dua vertet tju falenderoj per perkrahjen dhe per mbeshtetjen tuaj te jashtezakonshme ne kete beteje te re jo vetem politike dhe morale por edhe ligjore me krimin e organizuar te cilen une do ta fitoj personalisht ne te gjitha aspektet politike morale dhe juridike - tha ai. Pas akuzave te tij reagoi anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se Megi Ajtyresa. Ajo tha se transformimi i Metes ne zedhenes te qeverise eshte nje tjeter manover e ulet per te vazhduar vjedhjen e vendit. Prandaj sipas saj cdo shqiptar i zakonshem socialist a demokrat ka te drejten e zotit dhe detyrimin ndaj familjes e Shqiperise te nise ne 21 janar betejen e largimit te bllokut te hajduterise nga tavolina e qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›