E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Doreheqja e Metes vendim i detyruar

Ministria e Ekonomise eshte kthyer ne domen te LSI-se. Ne 21 maj demonstrate pa simbole politike

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se opozita do te reagoje fuqishem pas skandalit te fundit qeveritar duke bere thirrje per demonstrata. Gjate bashkebisedimit me studente te Akademise Politike te Partise Socialiste ai deklaroi se pas ketij skandali nuk qendron thjesht nje njeri si nje individ i shkeputur por ai misheron nje kulture dhe moral qeverises. Duke iu referuar doreheqjes se Metes ai e konsideroi ate thjesht si nje levizje te detyruar ku ka nderruar vetem emri i individit por dikasteri i Ekonomise sipas tij mbetet serish nje prone qe duhet ta mbaje LSI-ja.

Reagimi

Ikja e nje ministri nuk ndryshon asgje sepse ka mbetur sistemi i korruptuar qeverises per sa kohe eshte ne krye te puneve te vendit qeveria e Sali Berishes - deklaroi dje kryesocialisti. Ndersa koalicionin PD-LSI Rama e ka cilesuar thjesht si nje bashkim kusaresh e matrapazesh te cilet jane bashke per te vjedhur prona e pasuri publike te shqiptareve. Ne fund te fjales se tij Rama tha se Ministria e Ekonomise trajtohet si nje domen i nje partie dhe nuk trajtohet si Ministria e Ekonomise shqiptare. A ka shembull me kuptimplote sesa edhe manovra ku pavaresisht asaj qe njerezit pane e degjuan me syte dhe veshet e tyre pavaresisht largimit te nje aktori ne kete skandal Ministria e Ekonomise trajtohet si nje domen i nje partie e cila eshte futur ne nje bashkim kusaresh e matrapazesh sic rezulton nga faktet dhe nuk trajtohet si Ministria e Ekonomise shqiptare. Trajtohet Ministria e Ekonomise si te ishte nen ne statutin e ndjese paste LSI-se qe i perket kesaj partie dhe qe pa kete kjo parti nuk ekzistuaka. Kjo eshte e vertete dhe kjo e vertete eshte e tmerrshme - u shpreh ai. Kryesocialisti shtoi se kjo gje provon se ketu nuk eshte ceshtje e nje personi qe deri dje ishte zevendeskryeminister dhe sot nuk eshte me pjese e kabinetit qeveritar po ketu eshte ceshtje e nje sistemi qeverises te kalbur teresisht i cili duhet zhbere pasi ky kalbezim rrezikon te coje vendin ne nje katastrofe te plote ekonomike dhe shoqerore. Ne fund ne kete bisede me studente te Akademise Politike te PS-se qe nga Durresi Rama ftoi te gjithe qytetaret te marrin pjese ne 21 janar ne demonstraten qe do te zhvillohet pa flamuj dhe simbole politike e partiake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›