Meta: Më 8 maj votoni për veprat, jo për demagogjitë
11/04/2011 Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ishte dje në qytetin e Fierit për të prezantuar dhe mbështetur kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” për bashkinë e këtij qyteti, Ilir Bele. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së tha se kandidati Bele do të mendojë për qytetin dhe qytetarët e Fierit. “Këto nuk janë zgjedhje për t’u fshehur pas sloganeve absurde. Sot të parët janë qytetarët dhe më 8 maj të parët do të jenë qytetarët e Fierit. Dhe ata me votën e tyre jo vetëm do të votojnë për një kryetar të ri të bashkisë, por njëkohësisht edhe për një bashkëqeverisje në mënyrë transparente të Bashkisë së Fierit, në mënyrë që taksat që paguajnë për shërbimet që duhet të bëjë bashkia e tyre të administrohen në mënyrë korrekte dhe t’u kthehen sërish atyre”, deklaroi Meta. Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve fierakë edhe për 5 kandidatët e propozuar nga LSI-ja, duke pasur konsideratë, siç tha Meta, punën dhe kontributin që ata kanë dhënë për tërë komunitetin e tyre gjatë këtyre viteve. Për qarkun e Fierit do të kandidojnë: Albert Sanxhaku, Enver Troka, Nikolla Zaka, Artur Bogdani, Sotir Zarka, Baftiar Bakiu, Gentian Dervishaj, Maksim Cauli, Refit Çela, Astrit Dervishi, Hamza Toro. Duke përmendur edhe emra të tjerë, kandidatë të LSI-së në këto zgjedhje, Meta nënvizoi se kemi të bëjmë me njerëz me vizion të ri, që jetojnë me shqetësimet e komunitetit dhe kanë projekte për të zgjidhur problemet e tyre, në radhë të parë për të kontribuar në rritjen e punësimit. “Ky do të jetë prioriteti ynë deri në fund të këtij mandati, pasi çështja e punësimit është më e rëndësishme për mirëqenin e çdo individi, familjeje dhe gjithë komunitetit”, përfundoi Meta, duke ftuar të pranishmit të përkrahin përfaqësuesit e LSI-së.
Kryeministri prezanton kandidatin Mano
“Opozita të votojë ligjin e amnistisë fiskale”
Vepror Hasani
Korçë- Në vijim të turit të tij elektoral për zgjedhjet e pushtetit vendor të 8 majit, kreu i Partisë Demokratike, njëherazi dhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha, u ndal dje në qytetin e Korçës për të prezantuar kandidatin e “Aleancës për qytetarin” për kryetar bashkie, Andrea Mano. Në këtë takim, ai vlerësoi figurën e Manos si një nga kandidaturat më të spikatura të qytetit të Korçës dhe ndërkohë premtoi se qeveria shqiptare edhe në katër vitet në vijim do të mbështesë çdo projekt që qytetarët e Korçës do të hartojnë. Gjatë këtij takimi, Berisha u ndal gjithashtu edhe te përpjekjet e liderit të opozitës për t’i shndërruar zgjedhjet vendore në një betejë politike, ku i bëri thirrje opozitës që të votojë ligjin për amnistinë fiskale. “Ftoj edhe një herë opozitën nga qyteti i Korçës që të votojë ligjin e amnistisë dhe të mos harrojë se biznesi ka votuar dhe voton gjithmonë për Shqipërinë, se biznesi është gjeneratori kryesor i punësimit i të ardhmes, i qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe le të votojmë së bashku ligjin për të amnistuar detyrimet e tyre, sepse janë ata që me gjeninë e tyre krijuese, me sakrificën e tyre, me mundin e tyre, që së bashku me reformat e qeverisë bënë që Shqipëria nga një vend me ekonomi të falimentuar të qëndrojë sot në një ekonomi që vrapon”, theksoi Berisha. Në vijim të fjalës së tij, koalicionin e majtë Kryeministri e vlerësoi si “Aleancë të betonit”, ndërsa kreun e saj, Edi Ramën, si lider që lufton me mullinjtë e erës. “Kësaj radhe vazhdoje vetëm luftën me mullinjtë e erës, sepse në këtë fushatë unë jam njëri prej jush, ndërsa ju qytetarët e Korçës e mbarë Shqipërisë jeni ministrat, kryeministrat, presidentët e mi, që do më udhëhiqni mua drejt fitores më të thellë”, tha kreu i qeverisë shqiptare.
V. Hasani
Kandidati i mazhorancës për kryeqytetin vijon turin në Bashkinë e Kamzës
Plani për uljen e çmimeve në Tiranë
Basha parashikon ngritjen e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve
Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij elektoral në Bashkinë e Kamzës, pasi konstatoi çmime të ndryshme për të njëjtin produkt, garantoi qytetarët se bashkia nuk do të qëndrojë indiferente ndaj këtij fenomeni. Në shumë raste rritja e çmimeve justifikohet me taksat e larta të vendosura nga bashkia. “Kam blerë të njëjtën bukë 800 gramë, për 60 lekë. Kjo është buka që kam blerë për 60 lekë dhe kjo është buka që bleva këtu për 80 lekë. Dëfrimi (furrtari), më tha që edhe ai donte të shiste bukën me 60 lekë, po të kishte mundësi, por taksat bashkiake këtu janë disa herë më të larta se në bashkitë dhe komunat përreth Tiranës. Bashkia nuk duhet të jetë arsyeja pse tregtarët rrisin çmimet. Ulja e taksave 2 deri në 5 herë, eliminimi i 60 prej taksave dhe tarifave vendore, do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në normalizimin e çmimeve, që ka të bëjë direkt me xhepin e të gjithë qytetarëve të Tiranës”, tha Basha. Ai bëri të ditur se në programin e tij, përveç uljes së taksave parashikohet edhe ngritja e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga spekulantët e çmimeve. “Bashkia nuk mund të rrijë duarkryq përballë këtij realiteti. Ndaj plani im është ngritja e një agjencie bashkiake për mbrojtjen e konsumatorit, e cila do të investigojë, madje hulumtojë tregjet, pikat e shitjes dhe marketet kudo në Tiranë. Bashkia nuk do të ndërhyjë në mekanizmin e tregut të lirë, por bashkia nuk do të flejë më gjumë, ndërkohë që qytetarët shkundin xhepat e tyre për të blerë produktet më të nevojshme për jetën”, u shpreh Basha. Kandidati për Bashkinë e Tiranës bëri me dije se kontrollet që do të ushtrojë kjo agjenci do të bëhen publike për qytetarët, në mënyrë që edhe ata të njihen me abuzuesit, por edhe me shkaqet që çojnë në rritjen e çmimeve.
Spoti i parë publicitar
Kandidati i PD-së për Tiranën, Lulzim Basha, publikoi dje spotin e parë publicitar për fushatën e elektorale. Në të ai garanton se është ndryshe nga kreu aktual i Bashkisë, Edi Rama, që sipas tij nuk punon për qytetarët, por për karrierë politike. “Unë jam ndryshe. Unë e di se Tirana mund të bëhet një qytet evropian, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse ne të gjithë së bashku e vëmë Tiranën të parën. Unë jam Lulzim Basha dhe jam në këtë garë sepse për mua ju jeni të parët, Tirana është e para”, deklaron Basha përmes këtij spoti.