E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD-ja çel fushatën elektorale, Topi: Do jemi në Parlament

topiTiranë- Pas dy forcave të mëdha politike edhe Fryma e Re Demokratike ka çelur sot zyrtarisht fushatën e saj elektorale. Kreu i saj, Bamir Topi u shpreh se pas 23 qershorit FRD-ja do të jetë në Parlament dhe përcaktuese për qeverinë e re.

Sot qoftë njëra forcë politike, qoftë tjetra nuk garantojnë atë që shpresojnë simpatizantët e tyre. Sot është një forcë e re që do ti bëjë të pamundur qoftë njerës parti për të qendruar në pushtet, qoftë tjetrës për të ardhur në pushtet sepse FRD do të jetë forcë vendimmarrëse për garantimin e mazhorancës së re dhe do të jetë vendimmarrëse edhe në qeverisjen e ardhshme,- deklaroi Topi.

Sipas tij, FRD-ja është e ndryshme nga partitë e tjera, ndërsa theksoi se ajo u bëri ballë tundimeve të pazareve politike. Ai u shpreh se pati shumë oferta për koalicione, duke thënë se këto koalicione po cënojnë demokrcinë në vend.

Shqiptarët duhet të krijojnë me votën e tyre një institucion demokratik sic është parlamenti shqiptar. Unë besoj që parlamenti ka nevojë që të nënshtroje ekzekutivin sipas rregullave që ka demokracia dhe të mos futet nën sqetullën e tij,- u shpreh ai.

Topi deklaroi se ka ardhur koha që të largohen të dyja palët politike, dhe vendi tu liohet liderëve të rinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›