Himare manifestim te dielen

Ne fakt leja eshte kerkuar nga nje grup qytetaresh por nga policia e Vlores eshte dhene paralajmerimi qe te mos kalojne cakun e tubimit dhe te mos e bllokoje rrugen. Te dielen ne Himare do te kete forca policie qe do te rrine ne gatishmeri per te parandaluar qe situata te acarohet.
Disa dite me pare njoftimet e perkujteses jane vendosur ne kishen e Himares Fshat dhe ne Potam duke plotesuar keshtu ritualin e njohur ne keto raste. Njoftimet jane bere nga dega e Omonia-s per Himaren. Ajo qe perben interes publik ne kete rast eshte pjesemarrja e aktoreve politike ne te qe mbi kete ngjarje ende te pasqaruar nga drejtesia shqiptare kane arritur te ndikojne edhe ne formulime te diplomacise se shtetit fqinj Greqise.
Keshtu burime zyrtare nga Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut kane deklaruar dje se do kete pjesemarrje nga drejtues te ketij subjekti ne ceremonine e se dieles. Po keshtu burime nga organizata e minoritetit grek Omonia kane bere me dije se te pranishem do te jene edhe perfaqesues te larte te kishes ortodokse e posacerisht nga Gjirokastra. Pervec familjareve dhe te afermve qe pritet te vijne edhe nga Greqia ceremonia per perkujtimin e Aristotel Gumes po fiton vetiu vleren politike te nje ceshtjeje simbolike qe ka tendosur komunikimin mes Tiranes zyrtare dhe Athines.