Meta-Montobio nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Zëvendëkryeministri dhe njëkohëshisht ministri i jashtëm Ilir Meta ka nënshkruar paraditen e sotme një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me Ambasadorin e Spanjës në Tiranë Montobio. Në fjalën e tij Zv.kryeministri Meta theksoi se së bashku me ambasadorin Montobio ka firmosur marrëveshjet për eleminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat. "Marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft intesive mes dy vendeve dhe në veçanti që nga hapja e ambadadës së Spanjës në Shqipëri dhe aktivitetet e shumta dhe përkushtimin edhe punën e palodhur të ambasadorit Montobio pasi marrëdhëniet tona kanë shënuar jo vetëm marrëdhënie të niveleve më të larta por këto marrëdhënie na kanë ndihmuar edhe për të parë përtej asaj hapësirë të deri pak viteve të diplomacisë tonë" theksoi Meta.
Ndèrsa Ambasadori spanjoll Montobio ka theksuar se këto marrëveshje ka seguenca praktike për personat që punojnë në Shqipëri dhe në Spanjë nuk do të kenë nevojë të paguajnë tatim të dyfishtë. Sipas tij marrëdhëniet mes dy shteteve janë intesifikuar shumë gjatë viteve të fundit.