E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot përkujtohet 2 korriku, arratisja drejt lirisë

Sot përkujtohet 2 Korriku, datë e shënuar në historinë e vednit si "dita e rrëzimit përfundimtar të murit të Berlinit", që ndante bllokun lindor komunist nga ai perëndimor. Më 2 korrik 1990, mijëra shqiptarë hynë masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan edhe me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pasuesve besnikë të Sigurimit të Shtetit.

Ambasadori gjerman i asaj kohe në vendin tonë, Verner Daum, në një intervistë për DW, ka deklaruar se shqiptarët e parë shkuan në ambasadën greke. Sipas tij, ata ishin 15 deri në 25 veta, ndërkohë që disa të tjerë shkuan në ambasadat egjiptiane, italiane, por edhe franceze.

Daum gjatë intervistës së tij, rrëfen se në atë kohë i ka kërkuar punonjësit të sigurimit të kufirit federal që të linte të pakyçur derën e Ambasadës, në mënyrë që të vihej re nga njerëzit dhe ata të fillonin të futeshin aty.

Pasi kjo u vu re, një "Skoda" shembi murin rrethues të godinës së Ambasadës Gjermane, duke u futur brenda me një numër shtetasish shqiptarë që kërkonin azil politik. Veprimi u përshëndet menjëherë nga qeveria e Bonit, e cila i konfirmoi mbështetjen azilkërkuesve shqiptarë.

Hyrja në ambasadat e huaja në Tiranë vijoi edhe pas datës 2 korrik, nën vëzhgimin e policisë, e cila për disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›