Meta: NATO nuk mjafton per te zgjidhur problemet
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shprehu dje kenaqesine e tij dhe te forces politike qe drejton per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Megjithate, lideri i LSI theksoi se, Shqiperia ne NATO nuk mjafton per te zgjidhur problemet qe kane shqiptaret, per te arritur standardet qe kane vendet me te zhvilluara te NATO-s. "Ne na duhet nje Shqiperia me pune. Ndaj jemi ketu ku Shqiperia punon, qe e gjithe Shqiperia te punoje dhe kete mesazh te rendesishem qe vjen nga Uashingtoni dhe nga Brukseli, ta kthejme ne nje mundesi per pune, per mireqenie dhe prosperitet per gjithe familjet shqiptare", tha Meta.