Ish-Nensekretari, Grosman: Shqiperia meritoi anetaresimin ne NATO
Ish-Nensekretari Amerikan i Shtetit, Mark Grosman, nje nga mbeshtetesit kryesore te zgjerimit te NATO-s, tha si Shqiperia edhe Kroacia e kane fituar plotesisht vendin ne Aleance. "Anetaresimi nuk i eshte dhuruar Shqiperise dhe Kroacise, ato e kane fituar ate duke luftuar ne Afganistan dhe duke bere ndryshime ne shoqerite e tyre dhe ka ende ndryshime per t'u bere. Kjo eshte nje dite e jashtezakonshme per popujt e ketyre dy vendeve, por edhe per vete Aleancen", u shpreh Grosman. Duke folur per largimin e trupave te Spanjes nga Kosova dhe per uljen graduale te kontigjentit gjerman,Grosman theksoi se populli kosovare, duhet te kete besim tek situata ne vend. Ata kane punuar shume per krijimin e nje shoqerie te re ne Kosove.