E Diel, 1 Nëntor 2026

"U realizua endrra e shqiptareve, jo fale politikaneve"

Denis Dedej

"Eshte dita per te celebruar shpirtin e lirise dhe pasionin demokratik te shqiptareve, qe jane realizuesit e kesaj endrre te madhe dhe per t'u thene te gjitheve, socialisteve e demokrateve apo atyre pa parti, pa dallim moshe, krahine, gjinie, feje e ideje se Shqiperia hyri ne NATO fale tyre, jo fale politikaneve te saj qe e vonuan per 18 vjet, me shume se nje here, kete dite te madhe". Kjo eshte deklarata pershendetese per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, e bere dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Ai tha se pas shekujsh e dekadash, trazirash e konvulsionesh historike, me ne fund shqiptaret sot realizojne endrren e atit te shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, i cili thoshte se ne themel te shtetit te ri shqiptar ne 1912, do te ishin "nomet e Perendimit". "Kjo eshte dita e shenuar kur Shqiperia dhe cdo shqiptar ndihet krenar qe i bashkohet kesaj aleance, ne radhe te pare vlerash, vlerave te pluralizmit, lirise, demokracise dhe tolerances", vleresoi Rama. Sipas tij, eshte dita kur ne duhet ta kuptojme se keto vlera qe kemi perqafuar, liria dhe dinjiteti i njeriut jane teper te cmuara dhe jane ne bazen e kesaj aleance, te ciles i perkasim sot edhe zyrtarisht. Lideri socialist vleresoi mbeshtetjen e aleateve kryesore te Shqiperise, Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve te tjera anetare, pa ndihmen e te cilesive, ky anetaresim nuk do te ishte bere realitet. "Prandaj, me lejoni qe ne emer tuaj t'u shpreh falenderimet me te sinqerta miqve e partnereve, per qeverite e shteteve anetare, parlamenteve e tyre dhe popujve te tyre vendeve qe na hapen me shume besim deren e shtepise, prej se ciles historia shpesh here aspak bujare me ne, por edhe gabimet e shpeshta te ketyre 18 viteve, na kishin lene jashte", shprehu mirenjohjen Rama. Kryesocialisti shprehur mirenjohje ne menyre te vecante vleresimet per tere ate armate ushtarakesh, aktive e ne lirim qe me perkushtim ndaj misionit te tyre kundrejt Atdheut kane kontribuar e kontribuojne perdite per te arritur ne kete dite. "Konfirmoj solemnisht si kryetar i opozites shqiptare se nuk do te rreshtim kurre se kontribuuari qe, Shqiperia te arrije tere ato standarde qe nje vend dinjitoz i NATO-s duhet te kete dhe nuk do te mungojme ne asnje apel te kesaj aleance te madhe, perballe te keqijave qe kercenojne boten ku jetojme, ne mbrojtje te vlerave te kesaj aleance", perfundoi fjalen e tij kryetari i partise me te madhe ne opozite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›