E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta: Negociatat për Shqipërinë të hapen sa më shpejt!

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që negociatat për Shqipërinë të mos vonohen më por të hapen sa më shpejt.Kreu i shtetit u takua me përfaqësuesit e Sllovenisë, Çekisë dhe Austrisë për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre dhe për të kërkuar zbatimin e reformave.
“Kënaqësi të takohesha me përfaqësuesit e vendeve të “Grupi C5” të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, z.Anze Logar, që do të kryesojë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, që nga korriku 2021.
Vlerësova miqësinë tradicionale mes këtyre vendeve dhe Shqipërisë duke i falënderuar veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen miqësore dhe të vazhdueshme, që i japin Shqipërisë në procesin e integrimit europian. 
Duke vlerësuar Presidencën e ardhshme sllovene të BE-së si mundësi të favorshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin, nënvizova rëndësinë, që ka çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe përparimi me shpejtësi në këtë proces. 
Duke uruar, që të gjitha përpjekjet e përbashkëta si për zbatimin e reformave ashtu edhe për një vendimmarrje pozitive europiane të korrin sukses të shpejtë, i falënderova edhe një herë të tria vendet për mbështetjen e sinqertë dhe këmbëngulëse.” tha zoti Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›