Meta: “Nëse PS-ja humb zgjedhjet, faji është i Ramës, jo i LSI-së”
Kreu i LSI-së: “Ideja e koalicionit të përbërë, falsitet nga lidershipi i PS-së”. Meta: “Koalicioni E majta për integrim, fitues i zgjedhjeve të 2009-s
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka deklaruar se koalicioni “E majta për integrim”, që do të kryesohet nga LSI-ja, jo vetëm që do të jetë përfaqësuesja e denjë e së majtës, por edhe do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Meta deklaroi se me PS-në është i pamundur bashkëpunimi, pasi lidershipi i selisë rozë, në vend që të respektonte marrëveshjen me LSI-në, u përqendrua në bashkëpunimin e fshehtë me Sali Berishën. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Meta theksoi se nëse PS-ja do të humbasë zgjedhjet e ardhshme, kjo nuk do të ndodhë për shkak të LSI-së, por për shkak të lidershipit të saj dhe bashkëpunimit të ngushtë që Rama ka me Berishën.
Zoti Meta, u bë një kohë e gjatë që e majta po përjeton një moment të vështirë. Ka një përplasje të fortë mes jush dhe PS-së. Ju disa herë i keni bërë të ditura shkaqet e kësaj situate. Duket sikur kjo marrëdhënie ka arritur në një pikë të pakthyeshme, apo ka ende hapësira?
Mendoj se zgjedhja që ka bërë lidershipi i PS-së për të shkelur marrëveshjen e 5 partive opozitare, që në thelb kishte bashkëpunimin për Reformën Zgjedhore dhe akoma më keq, vajtja tej çdo parashikimi i lidershipit të PS-së tek objektivi i Sali Berishës për ta kthyer Kushtetutën aty ku ai e aspironte që në 1994-n, pra te përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme, pra sot te dora e kryeministrit - kryetar partie, akoma më saktë Sali Berisha, pa dyshim që ka krijuar një hendek shumë të thellë e parimor kjo jo vetëm mes LSI-së e PS-së, por mes gjithë të majtëve dhe socialistëve me lidershipin e kësaj partie. Shumë bashkëpunime të tjera joparimore mes kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, më shumë edhe për shkak të pozitës si kryebashkiak i Tiranës, jo vetëm që kanë sjellë muajt e fundit një opozitarizëm fals të kësaj partie, por natyrisht që kanë sjellë edhe debate, sepse LSI-ja, duke goditur përpjekjet e Berishës për të uzurpuar institucionet, për të kufizuar kompetencat e presidentit, nuk mund të mos atakonin edhe bashkëpunëtorët e Berishës, që në mënyrë flagrante kanë qenë përfaqësuesit e PS-së.
Ka një ofertë të socialistëve për një koalicion të përbërë. E keni refuzuar duke thënë se është një koalicion bishtash. A mund të na shpjegoni konkretisht pse jeni kundër? Një koalicion i tillë ruan identitetin e partive, tregon peshën reale dhe nuk lejon të shkojnë dëm disa pjesëza votash...
Ju vetë në pyetjen tuaj evidentuat mosshkuarjen dëm të pjesëzave të votave. Nëse ky është preokupimi i lidershipit të PS-së nuk kishte pse të bëhej ajo inciatorja e modelit spanjoll, që është një model absurd për kushtet e Shqipërisë. Dhe së dyti, nëse ende e kanë këtë shqetësim, duhet të aplikojnë korrektimin nacional të votës proporcionale në mënyrë që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm. Pse ne e konsiderojmë këtë si një koalicion bishtash? Sepse prioriteti në diskutimin e këtij lloj koalicioni është ai i marrjes apo këmbimit të presjeve dhjetore, që në shqip do të konsideroheshin si bishta. Natyrisht që koalicionet nuk ndërtohen mbi raportet e presjeve dhjetore, por ndërtohen mbi programe, objektiva dhe platforma të përbashkëta. Si mund të quhet koalicion një vendosje e tillë e partive, ku secila ka programin e vet, edhe pse në shumë gjëra esenciale mund të ketë dallime thelbësore, siç është rasti i Kushtetutës, një problem shumë madhor dhe si mundet të flasim për një koalicion të vërtetë e real. Është një gjetje e stisur është shprehje e krizës ku është futur sistemi zgjedhor, për shkak të vijës së gabuar, marrjes së një modeli që s’ka lidhje fare me Shqipërinë. Nuk dua të hyj në veçantitë e Spanjës, që funksionon si një konfederatë, që ka territore jashtë vendit apo probleme të tjera. Dhe kjo është mungesë e vullnetit të lidershipit të PD-së dhe PS-së për një reformë zgjedhore sipas standardeve apo parametrave europianë.
Një ndarje e tillë në dy koalicione të përbëra gjoja nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për ta ndarë politikën shqiptare në pozitat e saj të vjetra, të dominuar artificialisht nga dy parti dhe të tjerat në raporte vasaliteti apo inferioriteti me to. Pra është njëlloj për të kufizuar demokracinë dhe ky është projekti i përbashkët i Berishës dhe Ramës dhe për t’i zhveshur qëllimisht partitë e tjera nga identiteti, nga veçantitë e tyre dhe në këtë mënyrë t’u mohojnë zgjedhësve që të bëjnë një zgjedhje të pavarur nga PD-ja e PS-ja. Ne kur jemi në koalicion, jemi në koalicion. Këtë e treguam në mënyrë shumë të qartë në zgjedhjet e 2007-s, ku pjesëmarrja dhe kontributi tepër luajal i LSI-së ishte faktor kryesor për fitoren të paktën në qytetet kryesore të kandidatëve të përbashkët të opozitës. Kur nuk jemi, nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi pjesë e këtij bastardimi të Reformës Zgjedhore. Reforma ka qenë dhe mbetet një obligim i jashtëzakonshëm i LSI-së. Ne nuk u bëmë pjesë e Dushkut në 2005-n dhe nuk mund të bëhemi tani pjesë e makinacioneve. Ne i paralajmëruam që në fillim. Nëse kanë shqetësimin që të mos humbasë qoftë edhe një vote e vetme, duhet të insistojnë për korrektimin nacional të votës. Është e domosdoshme për sa kohë sistemi është proporcional.
Por janë të shumtë ata, qoftë edhe juristë, që deklarojnë se korrektimi nacional do të humbte sensin e sistemit proporcional rajonal…!
Absolutisht jo. Sepse nëse sensi ka qenë deformimi i votës, atëherë kemi të bëjmë me një model që synon të devijojë nga principi proporcional. Së dyti, ne e dimë që përgjithësisht kudo sistemi proporcional rajonal ose është ndërtuar mbi ndarjen e vendit në rajone të barabarta elektorale, pra numër votuesish, siç kemi rastin e Maqedonisë, në 6 rajone nga 20 deputetë, ose në rastin kur bazohet në një ndarje administrative të deformuar, si në rastin e Shqipërisë për arsye gjeografike apo demografike. Atëherë pa dyshim korrektimi është kërkesë e padiskutueshme për të respektuar principin, që është proporcionali.
Duket se është krijuar një hendek i madh…
Hendekun nuk e kemi krijuar ne. Ne kemi qenë të hapur për çdo lloj sistemi, mjaft që të ishte i ndershëm. Zvarritjet nuk i kemi bërë ne. Ne kemi kërkuar që në fillim që komisioni për Reformën Zgjedhore, i bashkëdrejtuar nga Rusmali dhe Islami, të funksiononte në kohë dhe përpara Samitit të Bukureshtit të dilnim me një reformë të përfunduar. Kanë qenë këto dy forca politike që kanë bllokuar qëllimisht gjithçka, pasi vuajnë në mënyrë të pashërueshme nga sindroma e prishjes së zgjedhjeve në Shqipëri për interesa të vogla. Ne kemi qenë të hapur për çdo lloj sistemi. Ne kemi qenë të hapur edhe për maxhoritarin e pastër, pasi votuesit e marrin vetë përgjegjësinë për zgjedhjen që bëjnë. Por jemi kundër lojërave e makinacioneve.
Ju, pas acarimit të marrëdhënieve me socialistët, tentuat krijimin e një koalicioni jashtë PS-së me Milon dhe Cekën. Por tani kemi zotin Milo të rikthyer te PS-ja...
Mendoj se ka disa keqkuptime. Së pari, nuk kemi pasur asnjë marrëveshje, me asnjë forcë politike, për këtë koalicion të ri. Ashtu siç është e vërtetë se ne kemi ideuar kur lidershipi i PS-së shkeli marrëveshjen me opozitën dhe me LSI-në për reformën zgjedhore, paralajmëruam krijimin e një koalicioni të ri, e “Majta për integrim”. Dhe në këtë kuadër disa forca dhe aktorë të ndryshëm shprehën përkrahjen apo simpatitë e tyre. Ne nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje me askënd. Pra nuk mund të themi se dikush është larguar. Edhe rikthimi i zotit Milo në PS apo PSD është një e drejtë e tij të cilën e respektojmë, sepse secili është sovran për vendimet e tij, sikundër na vjen keq që argumenti i tij për të na ftuar edhe ne që të bashkohemi është se edhe pse PS-ja gaboi rëndë me Kushtetutën dhe nuk i pyeti aleatët, edhe pse gaboi rëndë me reformën zgjedhore dhe sot kemi reformë e cila nuk është e standardeve demokratike apo europiane, pavarësisht të gjitha këtyre, të bashkohemi, pasi sipas zotit Milo, jemi të vegjël dhe nuk kemi rrugë për të mbijetuar. Ne kemi një filozofi tjetër atë të ndërtimit të koalicioneve dhe qëndrimit në politikë bazuar në disa principe shumë të rëndësishme nga të cilat nuk mund të devijojmë dot. Nëse zoti Milo u bë pjesë e Dushkut në 2005-n, ne nuk u bëmë me ndërgjegje të plotë. Ne shpresuam se filozofia e tij ishte e përbashkët me atë të LSI-së. Por në politikë secili bën zgjedhjen e vet, merr përgjegjësinë e vet dhe ne i urojmë suksese aty ku ka shkuar.
A i druheni faktit se në rast të një humbjeje në zgjedhjet e 2009-s ju do të vuani pasojat, apo do të shiheni si shkak i kësaj humbjeje?
Në rast se lidershipit të PS-së dhe zotit Rama i intereson thjesht një alibi, që në rast të një humbjeje të përdorë argumentin se ishte qëndrimi i LSI-së ai që solli këtë rezultat të dështuar për PS-në, atëherë ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për këtë qëllim që i ka vënë vetes zoti Rama. Ky është një problem për PS-në nëse asaj i mjafton apo e kënaq një justifikim i tillë. Ne kemi për qëllim fitoren e forcave progresiste në zgjedhjet e vitit 2009. Dhe jemi të bindur se koalicioni ynë do t’i shërbejë përfaqësimit të atyre që ndihen të tradhtuar nga veprimet e lidershipit të PS-së, nga bashkëpunimi tepër i dëmshëm dhe i errët me Sali Berishën, që nga dhunimi i Kushtetutës, por edhe më tej në gjithë dëmtimin e funksionimit demokratik të institucioneve. Dhe në këtë drejtim jemi të bindur se rritja dhe fuqizimi i LSI-së dhe koalicionit “E majta për integrim” ndihmon në fuqizimin e dimensionit opozitar në vend dhe maksimizimin e përfaqësimit të të gjithë socialistëve dhe progresistëve në Shqipëri..
Kush do të përfaqësohet në këtë koalicion?
Unë besoj se është ende herët. Besoj se dje u dha një sinjal me aderimin e deputetit të njohur socialist Petro Koçi dhe jam i sigurt se do ketë shumë subjekte të tjera, por edhe aktorë të njohur të shoqërisë civile. Pra do të jetë një koalicion shumë i gjerë një koalicion shumë përfaqësues. Dhe koha është përpara për të zbardhur edhe evidentuar këtë koalicion, që do të jetë një koalicion fitues.
Zoti Meta, qarkullon edhe një ide, se ju do të ishit “të interesuar” në thonjëza për një humbje të zgjedhjeve, pra do të pranonit edhe 4 vite të tjera në opozitë për të pasur një PS të dobët ose pa Edi Ramën, që do të mundësonte ndoshta një rritje të peshës suaj brenda së majtës...
Ky nuk është aspak interesi ynë. Dhe është një arsyetim i gabuar. Nëse do të ishim të interesuar për shkatërrimin e PS apo eliminimin politik të zotit Rama, ne këtë mundësi e kishim në vitin 2007. Zoti Berisha na është lutur jo vetëm aim por edhe ambasadorë të huaj që të bënim Kodin pa certifikatat e garancisë që kërkonte zoti Rama e të gjithë ne. Dhe ne këtë mund ta bënim. E pa dyshim që sot zoti Rama mund të ishte sërish në Paris e jo në krye të Bashkisë, as në krye të PS-së dhe jo në krye të aferave të përbashkëta me zotin Berisha, besoj të gjithë e kanë të qartë situatën e zgjedhjeve 2007. Por ne këtë nuk e bëmë se kishim nënshkruar një marrëveshje ku interesi ynë i përbashkët ishte fitorja e opozitës përballë Sali Berishës. Kështu që nuk ekziston asnjë mundësi për të mbështetur skenarë të tillë. Interesi ynë i vetëm është fuqizimi dhe përfaqësimi i të majtës së vërtetë në Shqipëri, e cila ka marrë një goditje të rëndë nga një politikë klienteliste dhe aventureske nga lidershipi i saj. Ndoshta gjërat mund të jenë ndryshe. Kryetarit të PS-së mund të mos i bëjë përshtypje humbja në vitin 2009, pasi ka mandatin e kryetarit të Bashkisë deri në vitin 2011 dhe koncesionet që ka marrë nga kryeministri Berisha pas zgjedhjeve të 2007-s i mjaftojnë për të kënaqur ambiciet personale dhe të onturazhit të tij. Por jam i bindur se kjo nuk i intereson shumë socialistëve të thjeshtë që janë në opozitë sikundër jemi të gjithë.
5 Shtator 2008