Meta Nuk duhet te humbim shansin per ne BE
Kreu i LSI-se Ilir Meta gjate nje takimi qe ka zhvilluar ne Elbasan eshte shprehur se tashme ka ardhur koha qe ne Shqiperi duhet ti jepet fund kontestimit te zgjedhjeve. Sipas tij ne Shqiperi duhet te vendoset shteti ligjor. Duhet ti japim fund kontestimit te zgjedhjeve. shte detyre e jona te krijojme cdo hapesire te mundshme per formimin e nje shteti ligjor ku barazia dhe e drejta e votes merr rendesine e duhur - ka thene Meta gjate fjales se tij. Sipas Metes politika shqiptare duhet te pershpejtoje reformat pasi nuk ka kohe per te humbur ne te kundert do te kemi nje tjeter shans te humbur ashtu sic e hodhem te parin. Ne takim i pranishem ka qene edhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Gjate fjales se tij Haxhinasto eshte shprehur se tashme ka ardhur koha per te bere plane per zgjedhjet e ardhshme elektorale dhe per kete duhet te punohet intensivisht.