Rama Kurbani tregon vizionin per te ardhmen si duhet te jete Shqiperia
Kam kujtuar duke ecur. Ky eshte rrefimi qe autori i librit Kurban kreu socialist Edi Rama ka bere rreth vepres se sapohedhur ne treg. Une kam shkruar nje varg gjerash qe i kam gjetur ne kujtese por nuk kam shkruar kujtime - ka ecur me tej ai ne deshmine replikuese me te ftuarit ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla ne Top Channel per te percjelle keshtu nje mesazh politik se rruga e tij eshte ende perpara. Sikunder eshte e kuptueshme libri nuk i ka shpetuar qyrkut te veshtrimit politik dhe ne kete kuader portretizimi i trios Berisha-Nano-Meta eshte nyja ndaj se ciles presohet per te lexuar kuptime nenkuptime dhe qendrime per te ardhmen. Ketu pergjigja ka ardhur disi e sforcuar nisur nga fakti se ne liber nuk shkruhen kujtime por mbresa nga personazhe politike te cilet vijne e pervijohen si aktore te nje kohe e cila kundershton vizionin e autorit. Kufiri mes Edi Rames si politikan dhe atij si autor qe synon te flase me publikun jo me mesazhin e politikes thuajse behet i pamundur pse sikunder u shpreh vete ai ky eshte nje liber per te ardhmen per nje Shqiperi sesi mund te jete. Dikotomia qe Rama pranoi dje mes tij dhe personazheve qe ngjyrosen aty me veshtrimin e tij ne rruge e siper eshte ajo me Sali Berishen. Nuk kam vizatuar tre demone por tre personazhe ashtu si i kam pare njohur dhe lexuar. Jam munduar te jem sa me i vertete...Thjesht kam thene ate qe mendoj per Ilir Meten dhe nuk eshte ceshtja se kam lene nje dere te hapur por mendoj se per gjithkend ne nje moshe te caktuar ka shprese...Per Fatos Nanon kam folur per drite dhe per hije. Nuk e kam perdorur fjalen njeri i zhytur ne vese kam folur me me shume nuanca. Per Saliun eshte nje personazh teresisht vulgar dhe teresisht jashte kohe por qe fatkeqesisht mban peng shoqerine shqiptare - u shpreh ai para nje katersheje opinionistesh dhe studiuesish. I rikthyer para publikut jo me autografe por me fjalen e vet qe synon korrektimin e verejtjeve te pikenisura nga frontet politike destinacioni i Edi Rames autor eshte serish politikani. Politikani si njeri me pergjegjesi dhe qe shpreson se ende ka dicka te thote. Basti i tij me publikun dhe kohen e sotme eshte ndryshimi i permbajtjes se politikanit ne nje qasje reformues radikale dhe qe perserit veten me deklarimin e debatuar une nuk jam politikan. Ky jam une pas nje rrugetimi qe me ka sjelle deri ketu. Ne kete liber gjenden te gjitha arsyet e mira se pse une dhe ata qe jane me mua jemi gati per ti dhene Shqiperise ndryshimin qe meriton. Une e kam pare dhe e shoh politiken si nje mision qytetar. Nese politikanet jane keta te ketyre 20 viteve ku qellimi justifikon cdo mjet per te arritur fitoren as nuk dua te jem politikan. Te qenet politikan eshte i lidhur me nje permbajtje shume me fisnike sesa kjo e ketyre 20 viteve - perfundoi Edi Rama.