E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berishes Do terhiqemi nga pakti nese vidhni 2 kreret e qarqeve

Perplasja Opozita paralajmeron mazhorancen. Ruci Ndaleni sa me shpejt kete veprimtari

Nje krize e madhe e permbyllur ne dakordesi per reforma ka rimarre forme te re teksa ka zbuluar sjelljen e partive ne metoden e ndjekur per kapjen e pushtetit. Manovrat e zhvilluara se fundmi ne Keshillat e Qarqeve Gjirokaster dhe Fier po vleresohen nga Partia Socialiste si elemente qe potencialisht mund te vene ne diskutim serioz vete konsensusin e arritur i cili gjithsesi ka dhene produktet e para me disa ligje qe kerkojne shumice te cilesuar. Apeli politik per shitje-blerjet dhe presionet qe po zbatohen ne keto dy njesi ka ardhur nga niveli me i larte opozitar teksa si kreu socialist Edi Rama ashtu edhe numri dy i saj Gramoz Ruci kane kerkuar dje publikisht pezullimin e levizjeve te nendheshme te cilat kane prodhuar akte antikushtetuese. Ne solidaritet te plote me zgjedhesit tane ne Fier e ne Gjirokaster dhe plotesisht i vetedijshem per peshen e vecante morale e politike te deputeteve opozitare te ketyre dy qarqeve po edhe per kercenimin alarmant te procesit te normalizimit te bashkejeteses politike si shkak i orvatjes per permbysjen e rezultatit te zgjedhjeve ne Keshillat e Qarqeve Fier e Gjirokaster perseris apelin tim per Saliun e per Ilir Meten Terhiquni nga veprimet antikushtetuese e antiligjore ne keto dy qarqe - u shpreh dje kreu i PS-se Edi Rama. Ne nje plan te dyte binomi Meta-Berisha rishfaqet ne akuzen opozitare si subjekt i nje bashkepunimi qe po cenon edhe njehere voten e 8 majit 2011. Ketu bie ne sy fakti se sa i perket Fierit selia roze nuk duket se e konsideron te mbyllur ceshtjen edhe pse zgjedhjet ne keshillin e ketij qarku supozohen se zyrtarisht e dhane nje fitues. E njejta thirrje eshte bere nga selia roze edhe ne sallen e Parlamentit shqiptar ne prani edhe te ambasadoreve kryesore te akredituar ne Tirane e qe kane marre pjese ne seance ne kuader te arritjes se konsensusit mes paleve. Nje vote kunder Kodit Detar e kreut te grupit parlamentar Gramoz Ruci eshte sqaruar keshtu Votova kunder jo se jam kunder vendimit te grupit. Votova kunder per te bere nje sqarim politik. Nderkohe qe opozita dhe pozita ulen dhe nenshkruajne nje marreveshje mazhoranca jo me larg se dje ne Qarkun e Fierit ne kundershtim te plote me Kushtetuten ne kundershtim te plote me ligjin per organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor ne kundershtim te plote me dy vendime te gjykatave per te njejtin qark kryen nje akt banditesk duke uzurpuar Keshillin e Qarkut te Fierit. Jam ketu per ti thene personalisht kryeministrit se opozita shqiptare do ti qendroje marreveshjes por ne qofte se mazhoranca nuk ndal veprimet e saj keto veprime banditeske keto vendime antiligjore antikushtetuese jo vetem qe klima politike nuk do te permiresohet por ajo do te perkeqesohet. Duke lene ne periferi Ilir Meten ne ndryshim nga Edi Rama Ruci ka adresuar apelin e vet per kryeministrin Sali Berisha qe duhet thene se me Keshillin e Qarkut Fier kryen proven e dyte testuese ndaj opozites qe pas vitit 2009 kur nje mandat i ketij qarku zgjidhi fatin e zgjedhjeve parlamentare. Lojera te ngjashme u zhvilluan me heret edhe ne Vlore dhe Berat por ketu PS-ja pranoi rrjedhje te votave nga keshilltaret e vet. Teksa ne Fier dhe Gjirokaster dy njesi me peshe specifike ekonomike nderhyrja ngjan me brutale e me provokuese duke rikthyer konturet e krizes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›