E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet, por mundim 9 me 3 Berishën

ilir-metaVlorë- Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një aktivitet në Vlorë, ku gjatë një takimi me simpatizantë të saj është prezantuar strategjia për zgjedhjet e 23 qershorit.

Vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se opozita do të fitojë zgjedhjet, pasi vendit i duhet një parlament që do të mundësojë integrimin e vendit.

Para një jave na e kthyen parlamentin në parlamentin e leshit, dhe sot në parlamentin e veshit. Shqipërisë i duhet një parlament që merret me reforma kryesore që e integrojnë atë në BE, larg akuzave dhe denigrimeve që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët, me një klasë politike që ka pjekuri, që të dijë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse jemi vendi i vetëm që ende nuk kemi realizuar zgjedhje të pakontestuara,- tha Meta.

Më tej ai ka sulmuar kryeministrin Sali Berisha, duke i cilësuar si qesharake dhe të pavërteta deklaratat e tij mbi rritjen ekonomike.

Nuk mund të vazhdohet të qeveriset me autolëvdata, kur borxhet ndaj kompanive që kanë bërë punë publike, po shkojnë deri në 300 mln euro të papaguara. Nuk mund të vazhdohet me ketë eufori boshe të sukseseve ekonomike. Shqipëria ka nevojë për një alternativë realiste, me këmbë në tokë, që kujdeset për njerëzit. LSI ka një vizion të qartë dhe plan konkret dhe për punësimin e sigurtë dhe afatagjatë të qytetarëve,- tha Meta.

Më tej Meta tha se LSI-ja do një Shqipëri që respekton shtetin ligjor dhe Kushtetutën, pasi janë baza për të ecur më shpejt drejt rrugës së integrimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›